Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zilis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJAKOJ

GJAK/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. Dëshiroj dhe përpiqem shumëkem diçka; lakmoj. E gjakonte me gjithë zemër.
Sin.: dua, dëshiroj, lakmoj, zilis.

LAKMOJ

LAKM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. keq., edhe jokal. Kam dëshirëmadhe e të pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë; e teprojdiçka (në të ngrënë etj.), tregohem i pangopur. Lakmon në të ngrënë. Ma lakmon zemra. - Ç’i lakmoi që e mori? Gjithnjë e kanë lakmuar atë vend.
2. Kam synimepadrejta për të pasur diçka me çdo mënyrë. Nuk ka lakmuar asnjëherë pas parasë.
3. jokal. Përpiqem me të gjitha fuqitë që të bëj a të rregulloj diçka, mundohem jashtë masës. Lakmonpunë. Lakmonin ta mbaronin (ta kryenin) shpejt punën.
4. kal. E kam zili dikë. Nuk e lakmoj fare atë njeri.
Sin.: zilis, zilisem, babëzitem, dua, dëshiroj, gulçoj, gjakoj.

SMIROJ

SMIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E kam smirë dikë. E smiron për zellin dhe aftësitë që ka.
Sin.: resoj, zilis.

ZILEPS

ZILÉPS vep., ~A, ~UR bised., kal. Ia bëj për zili, i shtie zilinë; e kam zili, zilis. Zilpes fatinkanëtjerët. Bretkosa e sheh me sytë e vet kaun, e zileps dhe përpiqet ta arrijëmadhësi. (folk.).

ZILIS

ZILÍS (ZILIS) vep., ~A, ~UR kal. E kam zili, zileps, resoj. - Nuk të zilis, se s'ke ndonjë gjë të veçantë.
Sin.: zileps, resoj, lakmoj, smiroj.

ZILISEM

ZILÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv.hyn zilia, kam zili; zilepsem. E na u zilis plaka pas divit, po divi s'ia hidhte as qurret. (folk.). U mahnit dhe u zilis për bukurinë e Doruntinës.
Sin.: zilepsem, resohem, smirohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.