Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QELÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. biol. Njësia themelore më e thjeshtë, e ndërtimit të indeve të qenieve të gjalla dhe të bimëve, që ka aftësinë e shkëmbimit të lëndëve dhe përbëhet prej bërthamës, prej cipës e prej lëndës së brendshme. Qelizë shtazore. Qelizë bimore. Qelizë nervore. Bërthama e qelizës. Ndarja e qelizës. Qelizë bazë. Qelizë bijë. Qelizë e gjakut. Qelizë e trurit. Qelizë embrionale. Qelizë epiteli. Qelizë gjëndërore. Qelizë hormonale. Qelizë kanceroze.
2. biol. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme qelizash që kryejnë funksione të veçanta. Qelizë antipodale qelizë e lokalizuar në polin e poshtëm të trastës embrionale të farëveshurave. Qelizë barkore qelizë që ndodhet në sipërfaqen e poshtme ose të brendshme përkundrejt një boshti. Qelizë bijë qelizë e formuar nga ndarja ose nga sythimi i një qelize tjetër. Qelizë epibazore qelizë e sipërme të embrionit të myshqeve dhe të fierajave që formojnë kapsulën dhe pjesë të kërcellit e të thelbëzës. Qeliza roje çifte të specializuara qelizash të epidermës së gjethes, që rrethojnë një pore. Qelizë e Shvanit qelizë e sistemit nervor periferik që formon një pjesë të mbështjelljes mielinike. Qelizë haploide qelizë që përmban një numër kromozomesh dhe që është karakteristike për fazën e gametofitit. Qelizë hualli hojëz gjashtëkëndëshe e pites së mjaltit si njësia më e vogël elementare e një hualli blete. Qelizë neurosekretimore neuron që prodhon një hormon apo një lëndë të ngjashme dhe që e nxjerr atë në lëngun ndërqelizor. Qelizë parësore qelizë që ka një zhvillim më të hershëm sesa qelizat e tjera. Qelizë satelite qelizë që shërben si mbështetje për një neuron të sistemit nervor periferik, si p.sh. qelizat e Shvanit, që formojnë mbështjelljen mielinike. Qelizë seksuale qelizë riprodhuese haploide, që ka aftësi të bashkohet për të prodhuar zigotë gjatë riprodhimit seksual. Qelizë shenjë qelizë që ndikohet drejtpërdrejt nga një hormon apo qelizë nervore. Qelizë ujëmbajtëse qelizë që ka cipa të holla dhe përmasa të mëdha për ruajtjen e ujit në to. Qelizë vezë qelizë seksuale femërore që zotëron një numër kromozomesh, sa gjysma e atyre që ndodhen në qelizat e tjera të trupit, e cila bëhet e aftë të zhvillojë në vetvete embrionin e një organizmi të ri, pasi bashkohet me qelizën seksuale mashkullore (spermatozoidin). Qelizë qumështore e thjeshtë ose e degëzuar, e cila rrjedh nga zmadhimi i një qelize të vetme dhe që përmban lëng qumështor ose lateks.
3. fig. Njësia më e vogël e mëvetësishme dhe e organizuar e një tërësie a e një sistemi shoqëror. Të gjitha qelizat e shoqërisë. Në çdo qelizë të ekonomisë. Familja është qeliza bazë e shoqërisë.
✱Sin.: njësi, ndarje, bulëz, celulë, rruazë, qukëz.
SOMATOGAMÍ,~A f., biol. Proces riprodhimi i bimëve, që karakterizohet nga bashkimi i dy qelizave somatike (trupore) për të formuar një zigotë, që ndodh pa ndarjen e gjinisë dhe zakonisht ndodh në një proces aseksual. Somatogamia është një proces i zakonshëm riprodhimi te bimët. Bimët e kaktusit përdorin somatogaminë për të formuar disa bimë të reja duke bashkuar qelizat e tyre somatike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë