Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhytas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHYT

ZHYT ndajf. 1. Zhytas. Bie zhyt. E kaloi lumin zhyt. U krodh zhyt. Bëj not zhyt.
2. fig. Pa u kthjelluar, pa u sqaruar a pa u zgjidhur; mbytur; pa u marrë vesh mirë. Mbeti puna zhyt. E la zhyt. Zhyt e mbyt me të keq, me shumë mundime, me shumë telashe e halle mbi kokë, keq e keq.
Zhyt e mbyt. 1. Me të keq, me shumë mundime; me shumë telashe e halle mbi kokë; keq e keq. 2. Mbyturazi, në tym, si në mjegull, në errësirë, jo qartë.

ZHYTAS

ZHÝTAS ndajf. Duke u zhytur i tëri në ujë, duke u futur i tëri brenda, zhyt. Not zhytas. U hodh (ra) zhytas në ujë. Lumin e kaloi zhytas.
Sin.: zhyt, zhytthi, humbas, mbyturazi, zhytazi.

ZHYTAZI

ZHÝTAZI ndajf. Zhytas. U hodh (ra) zhytazi në ujë. Ra zhytazi në det.

ZHYTJE

ZHÝTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fut dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër aq sa të mbulohet i tëri; kredhja në det, në liqen etj.; futjabaltë etj., sa të mos duket. Zhytje e menjëhershme. Zhytje e thellë. Zhytja në ujë. Vija e zhytjes (e anijes). U bënë shumë zhytje. Ndodhet (është) në zhytje.
2. Mënyrë notimibëhet zhytas. Zhytje sportive. Mësoi zhytjen. E hodhi vaun me zhytje dhe, kur doli matanë, u fsheh nëpër shkurre. (folk.).
3. fig. Veprimi kur zhyt dikë në një gjendjevështirë, nga ku nuk munddalë dot lehtë; kur bëj që të bjerë në një gjendjecaktuar, të pushtohet nga një ndjenjë, nga mendimet, nga dëshirat, nga ëndërrimet etj. Zhytjaborxhe. Zhytjamjerim. Zhytjamendime.
Sin.: kredhje, futje, fundosje, rrasje, hyrje.

ZHYTTHI
ZHYTËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.