Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhyt”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJKOS

AJKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I hedh ajkë, ajkoj. Ajkos qumështorin.
2. fig., bised. E bëj më të këndshëm, e ëmbëlsoj, e lezetoj. E ajkosën muhabetin.
3. Ndyj diçka me ajkë, me lyrë, me yndyrë. Ajkos enët. Ajkos rrobat. Ajkos flokët.
Sin.: lyros, yndyros, fëlliq, ndot, ndyj, zhyt, zhulos, përlyej.

BANJËZOJ

BANJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zooveter., bujq., kal. Zhyt në një lëngposaçëm kafshë ose bimë për t'i dezinfektuar, për t'i mjekuar etj. Banjëzoj bagëtinë (delet). Banjëzoj fidanët.

BIE

BÍEII vep., RASHË, RËNË jokal. 1. vet. v. III Ndodh, vjen rastësisht; qëllon, rastis; e merr, e prek, e përfshin (kryes. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Më ra udha (rruga). Më ra rasti. Më ra puna. Më ra ndër mend. I ranë sytë mbi diçka. Më ra (më hyri, më shkoi, më erdhi) në vesh. Më ra papritur (e papritur, befas). Ra fjala. Sido që të bjerë puna. Lajmi ra si bombë. Ra biseda (muhabeti). Ra tërmeti. Me ç'të më bjerëdorë. I ra një vdekje. I ra plani një shtëpie etj.
2. vet. v. III Qëllon në një kohëcaktuar, e ka kohën në një vit, në një muaj, në një javë a në një ditëcaktuar, rastis, takon, ndodh, godit, përkon. Biehënën. Biefundjavës. - Kur bie Viti i Ri? Ra në pranverë.
3. edhe fig. Ndodhem papritur ose padashurrrethana zakonishtkëqija e të vështira; arrij në një gjendjecaktuar, kaloj në një gjendje shpirtërore; hyj, futem (edhe në një varg njësish frazeologjike). Ra në grackë (në lak, në kllapë, në kurth, në grep). Ra në greminë. Ra në pritë (në pusi). Ra në rrezik (në fatkeqësi). Ra në hall (në vështirësi, në bela). Ra rob (pre, viktimë). Ra në burg. Ra brenda (bised.) e futënburg. Ra në duart (në thonjtë, në kthetrat) e dikujt. Ra nën sundimin (nën ndikimin) e dikujt. Ra ngushtë (keq). Ra në gjak (në armiqësi). Ra në zi. Ra në gabime. Ra borxh (bised.). Ra në përleshje (në luftë, në përpjekje). Ra në varfëri (në mjerim, në skamje). Biemendime (në mëdyshje). Ra në të thella. Ra në të zeza u zhytmendimekëqija. Ra në dëshpërim (në hidhërim). Ra në dashuri. Ra në plogështi. S'bievetëkënaqësi (në shkollarizëm, në formalizëm). Ranëoportunizëm (në idealizëm, në subjektivizëm). Ra në kllapi. Biegjumë (në qetësi, në heshtje). Ra në krizë (në amulli). Ra me barrë. Ra klloçkë pula. Më ranë veshët rehat. Ra si miuhauz (në poç). Shpëtoi nga shiu e ra në breshër. (fj. u.). Shpëtoi nga lumi e ra në det. (fj. u.). Iku nga tymi e ra në zjarr. (fj. u.). Trimi nuk bieduar i gjallë. (fj. u.).
4. Ndesh papriturdiçka; gjej befas diçka, zakonisht me shumicë; turrem i etur mbi diçka. Ra në tokëbutë. Ra sharragozhdë. Ramë në një pyll. Gjeologët ranëbakër. Ra në para (në bollëk). Ranëmina. Biegjurmë. Delet ranëkripë. Ra si kalitagji.
5. Qëlloj në një grup njerëzish, rastis me të tjerë, hyj rastësishtmarrëdhënie me dikë, ndodhem. Ra në një familje (në një kolektiv) të mirë. Kishte rënë me shokëkëqij. Ra në një klasëdalluar. Ra me ca udhëtarënjohur.
6. edhe fig. E godit, e qëlloj me diçka (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I ra me gur (me grusht, me shpullë, me shkelma, me pëllëmbë, me shkop, me kamxhik). I ra me pushkë (me kobure, me top, me shpatë, me shigjetë). I ra kokës (turinjve). I ra në kurriz (në krah). I ra kalit. I bie topit. I bie tokës me këmbë. Më ra erashpatulla. I ra rrufeja. I ra nga prapa. I ra në luleballit. Nuk bie rrufeja dy herë në një lis. (fj. u.). Nuk bie reja (rrufeja) në hithra. (fj. u.). Nuk i hipën dot dardhës, i bie fikut. (fj. u.). S'ka ç'i bën gomarit, i bie samarit. (fj. u.). Kush ul qafën, i bien zverkut. fikut. (fj. u.). Derrit i bien me sëpatëballë. fikut. (fj. u.).
7. edhe fig., vet. v. III, Drejtohet, shkon në një pikë a në një vendcaktuar, përplaset a zë vend diku; më prek a më godit një nga shqisat a një organtrupit (për dritën, për erën, për zërin etj.); më prek a më godit ndjenjat. Ra në shenjë. I bie drita. Më bien rrezet në sy. Topi ra në mur. I ra diellikokë. Më ra rëndë ushqimi. I ra rëndë ajo fjalë. Më ra si plumb (si rrufe).
8. Godit diçka për të nxjerrë një tingull a një zë, bëjtingëllojë; vet. v. III nxjerr një tingull a një zë kur goditet, tingëllon; dëgjohet (një zë, një krismë etj.). I bie derës (ziles, çangës). I bie daulles. I bie fort (ngadalë). Bie dera (zilja, kambana, telefoni, ora). Bie boria (sirena). Bien pushkë. I bie pragutdëgjojë dera (i bie derësdëgjojë qilari) e hedh fjalën për diçka. Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh. (fj. u.).
9. Luaj me një vegël muzikore; luaj një pjesë muzikore; vet. v. III nxjerr tinguj një vegël muzikore, dëgjohet, tingëllon. I bie një vegle. I bie lahutës (fyellit, çiftelisë, gajdes, violinës, pianos). Nuk di t'i bie kitarës. Binte muzika. Binin sazet. I bie një kënge popullore (një valsi, një tangoje).
10. Sulem mbi dikë a mbi diçka, vërsulem; e sulmoj dhe e godit; turrem, këputem. Ranë mbi armikun. I ranë pushtuesit. - Bini mbi ta! I ranë qytetit. Ra ujku ndër dhen. Ra bishabagëti. Ra dhelprapula.
11. fig. bised. Sulmoj me fjalë, qortoj a kritikoj rreptë; i vërsulem, e godit. I ra kundërshtarit. I ra pa të drejtë. I ra në kokë. I ra pas shpine (prapa krahëve).
12. vet. v. III Ndodhet në një vend, gjendet, shtrihet në një anë, është. Bieveri. Bie afër (larg). Bie nga e majta (djathtas). Ku bie ky fshat? Na bierrugë. Bie nga oborri. Bie në Shqipëri. Bie i treti (i fundit). Theksi biefund (gjuh.)
13. vet. v. III Fillon, vjen dhe përhapet, shtrihet e sundon mbi dikë a mbi diçka, mbulon, pllakos, plandos, plandoset. Bie errësira (nata, mbrëmja, muzgu). Ra agu (mëngjesi). I bie drita (hija). Ra drita zbardhi, agoi. Ra dielli doli dielli. Ra qetësi (heshtje). Ra zjarr. I ra flaka. I ra një çehre (një ngjyrë) e verdhë. I ra një hijefytyrë. I ra një të kuq. I ra nur (bised.) u i hijshëm, u zbukurua. I bie një hije zbukurohet; merr një pamjeveçantë.
14. vet. v. III (me trajtëshkurtër përemërore) fig. Vjen e përhapet; më kap, më zë, më prek, më godit; më vjen. Ra gripi (kolera). I ra një sëmundje. I ra barku i verës. I ra sëmundja e tokës. U ra flama (pulave). I ra pika (damllaja). U ra krimbi. I ra të fikët. I ra në zemër. Më ra për thonjsh (ngaftohtët). I ra gjaku e zuri gjaku. Më ra verakokë. I ra një fatkeqësi (një e keqe). I kanë rënë halle. I ra mbi kokë (barra e një pune). Dyshimi binte mbi të. I rëntë flama! (mallk.). I rëntë pika! (mallk.). Pika që s'i bie! (mospërf.).
15. Hyjmarrëveshje me dikë, hyjmarrëdhëniecaktuara me të; pajtohemmendime a në veprime me dikë, lidhem. Biemarrëveshje (në ujdi, në fjalë). Biekuvend. Ranëpazar. S'biekompromis (libr.). Ra në grindje (në sherr). Biekundërshtim me dikë a me diçka.
16. bised. Kam lidhje gjaku, farefisnie ose afërsie. bie kushëri i parë (kunat). Bien baxhanakë (krushq).
17 bised. Bëj një punë shpejt me një vegël; heq a pastroj me një mjet; punoj me një vegël, i jap (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I rashë me fshesë dhomës. U bie me furçë këpucëve (rrobave, mureve). I bie me brisk mjekrës (faqes). I bie me drapër (me kosë). Ra drapri (në ara) nisënkorrat. I bie kosës me grihë (me limë). I bie me zdrukth. Bjeri kazmës! puno!
18. bised. Jepem pas diçkaje, më tërheq shumë diçka; lidhem me dikë a me diçka dhe kujdesem shumë për të. Bie pas muzikës (pas pikturës, pas artit, pas sportit). Bie pas bujqësisë. Bie pas gjahut. Ka rënë pas librave. Bie pas punëve. Kishte rënë pas qejfeve (pas rehatit, pas rakisë). Bie pas fëmijës.
19. vet. v. III nxë, më vjen për shtat, më rri si duhet, më bën. bien mirë këpucët. S'i bie fustani. Më bien tamam. Mezibien.
20. fig., vet. v. III vjen për shtat, përputhet, pajtohet me diçka, më shkon, më vjen në një mënyrë (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Na bie mirë (keq). I bie mbarë. I bie për shtat i pëlqen, i vjen ashtu si do ai. I binte pas qejfit (pas midesë, pas dëshirës).
21. edhe fig., bised., vet. v. III kushton; më qëllon ta blej, ta paguaj diçka (lirë a shtrenjtë). Na ra lirë (shtrenjtë). U ra sa qimet e kokës e blenë shumë shtrenjtë.
22. (me trajtë shkurtër përemërore)përket, më takon, e kam unë përsipër; është e drejta a radha ime. I ranë pjesë (në hise). - Nga sa na bie? Më bie radha. Më bie mua ta zgjidh këtë punë. Më bie barra (përgjegjësia). I bie për detyrë. I ra atijfliste. Të bie ty të shkosh. I bie merita (nderi). Ra në kurrizin tim. Ra mbi supet (mbi shpatullat) e mia. Shpenzimet bien mbi të. Mos fut hundët tek s'të bie! (fj. u.).
23. Them diçka, flas në një mënyrë. I bie drejt (shkurt, anës e anës, larg e larg). I bie copë (troç). Mirë i ke rënë.
Sin.: godit, qëlloj, gjendet, ndodh, ndodhem, qëllon, rastis, dëgjohet, futem, heq, hyj, kushton, lidhem, ndesh, pajtohet, pastroj, përkon, përputhet, prek, punoj, sulmoj, takon, tingëllon, turrem, them, flas, mbulon, pllakos, plandos, plandoset
I bie në *ballë (punës etj.) I bie në *besë (dikujt). Bjeri t’i biem punë e kotë; kot për kot (përdoret kur diçka bëhetrrëmujë, pa pasur një synim a rregullcaktuar). Bie *boria libr. I bie (i fryn) *borisë. Ra në një *brazdë (me dikë). I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). (U ) bjeri burri burrit! (diku). I bie *cyles (dikush) tall. I ra në *çaçkë (dikujt). I bie *çakalles (dikush). Ra në *çanakun (e dikujt) përb. I bie *çekanit (diku a në diçka). I bie *çokut (dikush). I ra *damllaja (dikujt). I bie *daulles. Bjeri daulles! mospërf. (Është bërë) për t’i rënë me dyfek (me *pushkë, me kobure) (diçkaje). I bie në *erë (dikujt a diçkaje). I ra (i doli) *era (diçkaje). Bie në *fill (me dikë). I ra në fill (në *fije) (dikush). rëntë *flaka! mallk. I ra *flaka (diçkaje). I ra *flama (diçkaje). I ra *fshesa (dikujt a diçkaje). I bie (i fryn) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I bie (i fryn) *gajdes (dikush). I ra *gërshëra (dikujt a diçkaje). I bie *gjoksit (dikush). Bie në *gjurmë (të dikujt a të diçkaje). I bie *hollë (diçkaje). I ra në *hundë (diçka). I bie kalemit (*lapsit). I bie *kambanës. Po i bien *kambanat (dikujt). Bjeri e kapërce keq. shkel e shko, sa për të kaluar radhën. I bie (i fryn) kavallit (*fyellit) (dikush) tall. I ra *këmbës (dikush). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). I bie *kokës (në kokë) (dikujt a diçkaje). I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). I ra në *kokë (dikujt). Më ra prapa *kokës (diçka). I bie *krahëve (dikujt). I bie *lapsit (kalemit). I bie *legenit (dikush) bised. I bie (me) *limë (dikush). I rëntë *mall! (për dikë a për diçka) mallk. Më ra *mekthi. Më ra ndër *mend. I ra në *mendje (dikujt). I ra *murtaja (diçkaje). rëntë (të ngrëntë) *murtaja! mallk. I ra me *not (diçkaje) shaka. I ra një *nur (dikujt). Ra *ora (sahati) (për diçka). Më ra *pika. I ra *pikës (dikush).rëntë *pika (një pikë)! mallk. *Pika që s’të bie! mospërf. I ra pjaca (*pazari) (dikujt a diçkaje) mospërf. bie në (më) *qafë (dikush). rëntë (të ardhtë) pas *qafe! mallk. I bie *qarit (dikush). I ra në *qokë (diçkaje). I bie *qylit (dikush). bie *rëndë (diçka). I bie në *rreth (dikush) iron. Më ra (më gjuajti) *rrufeja. Ra sahati (*ora) (për diçka). I bie *supeve (dikujt). Bie mbi *supet (e dikujt). Bie në *sy. Më ra në *sy (dikush a diçka). I ra me *sy (diçkaje). I ra në *shenjë (dikush). Bie mbi *shpatullat (e dikujt). Bjeri *tagarit! keq. mospërf. I bie *tamburasë (dikush) tall. I bie *teneqesë (dikush) mospërf. I ra në *të (diçkaje). I bie nëpër *të (diçkaje). T’i biesh me *top (diçkaje). *Topatbien! I ra me *top (diçkaje). I ra në *tru (dikujt). I bie *tupanit mospërf. (dikush). Ra në *usta (dikush). I ra *veshit (dikush). bie (më vjen) në *vesh (diçka). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. I ra *zhyt (diçkaje). I ra *zjarri (diçkaje).

BËLLDUM
ERRËSIRË

ERRËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mungesë e dritës a e ndriçimit; vend i errët; kund. dritë. Errësirë e plotë (e thellë, e madhe). Nga errësiradritë. Jam (rri, eci) në errësirë. U futën në ca errësira. Pllakosi errësira.
2. fig. Gjendje kur diçka është e errët dhe e paqartë. Errësirë mendore. Jemi endeerrësirë, s’dimë asgjë. Errësira e urrejtjes.
3. fig. Prapambetje e madhe kulturore e arsimore; padituri. E mbajti (e la) në errësirë. Errësira ku e futi vendin ai regjim. Errësirasjell varfëria.
Sin.: terr, errësim, errje, errëti, paqartësi, padituri.
Çaj errësirën dal nga padituria, nga prapambetja a nga mjerimi. Dal nga errësiradritë dal nga mjerimilumturi; shpëtoj nga varfëria a nga mjerimi, bëj një jetë më të mirë. Jamerrësirë (për diçka) nuk di asgjë për diçka, s’kam asnjëdhënë; s’kam marrë vesh asgjë. Kulloterrësirë (dikush). 1. Nuk di as vetë se ç’bën; nuk kupton shumë gjëra. 2. Punon fshehtas kundër dikujt; (vepron) nën rrogoz. E la në errësirë. 1. (dikë) Nuk e arsimoi a nuk e zhvilloi mendërisht; nuk i dha njohuritë dhe dituritë e nevojshme; e mbajtierrësirë; e la në terr. 2. (diçka) Nuk e sqaroi diçka që nuk dihej, nuk e shpjegoi a nuk e bërinjohur; nuk e zbuloi dhe nuk e ndriçoi; e la në hije1; e la në mjegull; e la zhyt. E mbajtierrësirë. 1. (diçka) E pengoi që të njihej, e fshehu, nuk la që të merret vesh e vërteta, e mbuloi. 2. (dikë) shih e la në errësirë1 (dikë).

FUNDOS

FUNDÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër derisa të mos duket, e bëj që të bjerëfunddetit, të liqenit etj.; e fut diku (në baltë, në rërë etj.) sa të mos duket, e kredh thellë. E fundosi anijen furtuna. E fundosi në det. I fundosibaltë.
2. fig. Bëjdikushbjerë në një gjendjevështirë, nga ku nuk munddalë lehtë; bëj që të bjerë shumë poshtë nga pozita shoqërore ose të pësojë një dështim a humbjerëndë; gropos. E fundosi krejt.
Sin.: mbyt, zhyt, fundoj, vithis, gropos.

FUT

FUT (FUS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E shtie a e vë diçka brenda në një vend (në një orendi, në një vend tjetërmbyllur); e shpie dikë a diçka në një vendmbyllur, të rrethuar, të mbrojtur a të fshehtë; kund. nxjerr, qit. E futisirtar. I futi rrobatdollap (në valixhe). I futi libratraft. Fut xhep. I futi dhentëvathë. E futi nga dera (nga dritarja).
2. kal. E zhyt në ujë etj., e kredh dikuthellësi; kund. nxjerr. E futi në ujë (në liqen, në pus). I futi këmbët deri në gju.
3. kal. Ngultokë a në një trup; e shtie diçka në një vrimë a në zbrazëtinë e një sendi; vë. E futi gozhdën thellë. Fut krahunmëngë. Fut çelësinderë. Fut gishtinunazë (unazëngisht).
4. kal., edhe fig. Bëj që të hyjë e të zërë vend midis njerëzve a sendeve; bëjdikushndërhyjë për diçka. E futën në mes. Futi ndërmjetës (dorëzanë).
5. kal. Hedh diçka në një gjë tjetër; shtie. I futi ujë verës. I fut kripë gjellës.
6. kal., fig. Bëj që ta njohë e ta kuptojëthellë diçka ose të ketëqartë thelbin e një çështjeje; bëj që të marrë vesh diçkafshehtë a të panjohur; e bëjrrahë diçkamendje, e zhyt. E futithelbin e çështjes. E futimendimethella.
7. kal., fig. Bëj që të hyjë thellë e të zërë vend diku, bëjdiçkakuptohet e të përvetësohet mirë nga dikush. E kanë futurjetën e përditshme.
8. kal., bised. Vendos një arnë, një copë etj. në një rrobë, në këpucë etj.; vë, hedh. I futi një arnë këmishës. U futi gjysma këpucëve.
9. kal.mënjanë para, prodhime, ushqime etj. dhe i ruaj për t’i përdorurvonë ose për një qëllimcaktuar, shtieshtëpi; jap një sasihollash bashkë me të tjerët për një qëllimcaktuar; vë. I futën zahiretë e dimrit. Futën nga një mijë lekë secili.
10. kal.dikë në një punë, e caktoj në një detyrë; e bëj anëtar të një organizate, e pranojmarrë pjesë diku; kund. heq, nxjerr, përjashtoj. E futipunë (në shkollë). E futi djalinzanat. E futënkategorinë e parë.
11. kal., fig. E përfshij brenda diçkaje, e vë a e shtoj diku; kund. heq. E futënrendin e ditës. Nuk e kanë futurkëtë numërrevistës.
12. kal., fig. E shpie dikë në një gjendjecaktuar; bëjdikush a diçkavijë në një gjendjeveçantë; i kalit dikujt një ndjenjë etj. I futigrindje (në sherr). E futikurth (në grackë).
13. kal., bised. Veproj shpejt me një mjet, kryej një punë a një veprim me një mjet; i heq, i shkoj; vë diçka në një makinë ose në një aparat që të punohet a të përpunohet. Ia futi me fshesë oborrit e fshiu shpejt e shpejt. I futi një përdaf murit e sheshoi murin me përdaf. I futi një të larë me makinë.
14. kal., bised. I bie me diçka, e godas fort; i jap, ia këput; i vë. Ia futi me pëllëmbë. I futi një të sharë. Ia futi një vulë (një firmë).
15. kal., fig. Bëjdikushnisë e të veprojë ose të marrë pjesëdiçka; hedh, vë. E futiveprim (në lëvizje). E futigarë.
16. kal., fig., bised. Nis diçka, e përdor a e vijoj më tej; vë; kund. heq. E futi rakinë (duhanin). E futpërdorim (në qarkullim).
17. kal., bised. Flasnjëfarë mënyre; them diçka; flas kot; kryej diçka në tym. Ia futi qorrazi (në tym, në erë). Mos ia fut kot!
18. kal., bised. Ha ose pi diçka me një frymë a me shumicë; bëj diçka që më kënaq. Ia futi një pilaf. Ia futi një gjumimirë fjeti mirë e mirë.
19. kal., bised. Iki me të shpejtë e si të mundem; çaj diku. Ia futi fushës (pyllit, rripave). Ia futën përpjetë (tatëpjetë).
20. jokal., v. III, bised. Bie me shumicë (për reshjet); fryn papritur, me forcë (për erën etj.). Ia futi një shi. Ia futi një erë.
Sin.: shtie, vë, kall, këllas, rras, trus, zhulat, cit, zhap, shkoj, vë, qit, mbjell, marr, jap, heq, hyj, ngop, përfshij, këput, godit, hedh.
E futibatak (dikë). E fut (e shtie) në *bigë (dikë). E fut (e vë) në *brazdë (në hulli) (dikë). E futën (e rrasën) brenda e futënburg. S’e fut (s’e vë, s’e ka) në *defter (dikë a diçka) mospërf. S’di ku të futë *kokën (kryet) (dikush). Fut *duart (diku) keq. I futi (i kalli) dreqin (*djallin) (dikujt a diçkaje). I futi (i shtiu) *të dridhurat (dikujt). Ia fut *dushk (dikush). I futi (i shtiu) *ethet (dikujt). Fut *fite (dikush). Fut *fitila (dikush). Fut *flakën (dikush). I futi (i vuri) *gërshërën (diçkaje). Fut gishtin (duart) diku përzihem në një punë që nuk më takon. E futi (e shtiu) në *grackë (dikë). Është futur deri në *grykë (dikush). Ia ka futur në *gjak (dikujt). Fut *gjemba (dikush). I fut *gjilpërat (dikujt). Ia fut (ia këput) *gjumit (dikush). Fut hundëtdiçka ndërhyn në një çështje që s’të takon. E fut (e vë) në hulli (në *brazdë) (dikë). Fut *hundët (hundën) (dikush) keq. I futi *hundëzën (dikujt). I fut në një *kallëp. E fut në *kallëpe (dikë a diçka). Ia fut *katundit (dikush) vulg. Fut (kall) *këmbët (diku). *Këput e fut (rras) (dikush) keq. E futi (e shtiu) në *kllapë (dikë). S’di ku të futë *kokën (kryet) (dikush). Ia fut katundit flas pa u menduar mirë. Ia fut si kau pelës ia këput tjetër për tjetër. Fut *kokën (diku). Ia futi në *kokë (në krye) (dikujt). E fut në *kornizë (dikë a diçka) libr. Ia fut kot flas kuturu. I fut *krahun (dikujt). I futi *krimbin (dikujt). Ia futikrye (në *kokë) (diçka). Fut *kunja (dikush). E futi (e shtiu) në *kurth (dikë). E futi (e zuri) në *lak (dikë). Ia fut (ia shtie) në *mend (diçka). Ia fut (ia shtie) në *mendje (diçka). I futi (i shtiu) *mizat (dikujt). I futi (i kalli) *murtajën (dikujt a diçkaje). S’e fut (s’e vë, s’e zë, s’e shtie) në *numër (dikë). Fut *pyka (dikush). Ia fut *qorras (dikush). E futi (e shtiu) në *rreth (dikë). E futi (e vuri) në *sirtar (diçka). Fut *spica (dikush). I fut *spicat (dikujt). E fut nën sqetull dikë e marrmbrojtje. Fut (shtie) shejtanin (djallin) në shishe është shumë i zoti, i shkathët e dinak. I fut (i vë) shkopinjrrota i nxjerr pengesa e ngatërresa. Ia fut (ia lëshon) *shpatit (dikush). E futshpirt (në *zemër) (dikë a diçka). E futi në *shtrungë (dikë). E futi në *torbë (dikë). Ia fut në *tru (diçka). Fut *turinjtë (dikush) keq. Ia fut në *tym (dikush). E futi (e shtiu) në *thes (dikë) keq. I ka futur (i ka ngulur) *thonjtë. E ka futur ndër *thonj (dikë). I fut thumba dikujt e bëjdyshojë a të shqetësohet për diçka. E futi në *valle (dikë). E futi (e shtiu) në *vathë (dikë). futi (më shtiu) *veremin (dikush a diçka) vjet. Ia futi (ia shtiu) në *vesh (dikujt). Fut ujkunvathë fut armikunshtëpi. Ia fut vetes vras veten; dëmtoj veten. I fut (heq, vë) vizë (vijë) dikujt a diçkaje nuk e përfill më; e fshij nga defteri. E fut në *zemër (në shpirt) (dikë a diçka). I futi (i shtiu) *xixat (dikujt). E futi në *xhep (dikë). E fut (e vë) në *xhep (diçka). E futi në *zdrukth (dikë). I fut në një *zdrukth. I futi (i shtiu) *zekthin (dikujt). E fut në *zemër (në shpirt) (dikë a diçka). E futi e vuri (e vuri) në *zgjedhë (dikë). Fut *zjarrin (dikush). Fut *zjarrinkashtë (dikush).

FYT

FYT,~I m. 1. Pjesa e sipërme e gypit, nëpërcilin kalon ushqimi prej gojësstomak; pjesa e përparme e qafës; grykë. mbeti në fyt. Më dhemb fyti. U zhyt deri në fyt.
2. Pjesa e sipërme e gypitfrymëmarrjes, gabzherr, laring. M'u tha fyti.
3. edhe sh. ~E, ~ET bised. Gyp. Fyt i hollë. Fyt prej qelqi.
4. edhe sh. ~E, ~ET bised. Lëfyt. Fyti i ujitëses. Krua me pesë fyte.
5. Jaka e mbyllur e një këmishe a e një fustani; qafa e një trikoje, e një këmishe etj.; grykë. Triko me fyt. Mbërthej (zbërthej) fytin.
6. edhe sh. ~E, ~ET bised. Sasia e një lëngugëlltitim me një të përcjellë, gllënjkë. E piu pagurin me dy fyte.
Sin.: grykë, gabzherr, laring, gurmaz, zgurdhë, guxhumar, porre, gyp, lëfyt, jakë, gllënjkë.

HIJE

HÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Hapësirë e errët a me fare pak dritë pas një trupi, që nuk lë të kalojnë nëpërrrezet e diellit ose të një burimi tjetër drite; mungesë drite ose errësirë jo e plotë pas dikujt a diçkaje që e zë dritën; faqja e errët e trupitanën e kundërtndriçimit të tij. Hija e drurëve (e lisit, e fikut, e arrës). Hija e reve. Në hijeshtëpisë (të mullarit). Bën (lëshon) hije. I bën hije. Hija e njeriuttokë. Hija e trupit (e kokës, e dorës, e gishtërinjve). Hija e aeroplanit. Hija e një trupi në mur. Gjatësia e hijes. Drejtimi i hijes. Teatër (shfaqje) me hijeperde. E ndiqte pas si hije. Hije e plotë (e gjatë, e shkurtër).
2. Vend me pak dritë, me mungesëpjesshmedritës ose gjysmerrësirë, ku zakonisht nuk bien rrezet e diellit, vend që s'e rreh dielli. Hije e madhe (e dendur, e lehtë). Vend (rrugë) me hije. Koni i hijes së një planeti. Gjysmërruzulli i zhyturhije. Anahije e Hënës. Ka hije. Vë në hije. Rri (shtrihet, futet, hyn) në hije. Rritethije. Mat temperaturënhije. Hija e mbrëmjes (e natës). Në hijen e bodrumit (e pusit). Lisit shihi hijen, njeriut shihi mendjen. (fj. u). Njeriu matet me mençurinë dhe dijen e tij, ndërsa një objekt me funksionin që ai jep ose ofron.
3. Figurë e paqartë e një njeriu ose e diçkaje tjetërerrësirë, pamje e turbullt e dikujt ose e diçkajeerrësirë a në mjegull. Hije e turbullt. Hija e një njeriu. Hija e një shtëpie. Dukej një hije. Lëviznin disa hije.
4. Njollë e errëtdiçka, pjesë e errët rreth diçkaje. Hijet e faqeve (e fytyrës). I ka sytë me hije. E ka lëkurën me hije.
5. tek. Figurë e errëtduket në një pjesëtrupit (figura e kockave, e zemrës etj.), kur e shohim me një aparat; vendi ku duket kjo figurë. Hija e mushkërive. Hija e kockavegrafi.
6. art. Njollë e errët a vijatregojnë pjesëtpak të ndriçuara në një pikturë. Hije e thellë (e lehtë). Dritë dhe hije.
7. fig. Vend i mënjanuar që nuk bie në sy; vend i qetë larg telasheve e kokëçarjeve; pozitë shoqërore pa rëndësi, pa nderime e pa lavdi. Zuri një hije. U struk në një hije. E kaloi (e shkoi) jetënhije. Doli nga hija.
8. fig. Diçka që ia ul a ia errëson vlerat e meritat e një njeriu, diçkakrijon një dyshim për sjelljen ose për qëndrimin e dikujt, që ia prish a ia njollos emrin e mirë; njollë. I hodhi një hije krijoi një dyshim për të. Bie një hije mbi të. Kjo ngjarje i la një hije. Kishte një hijebiografi.
9. fig. Pamje e një njeriu a e një sendi, ajo që na bie në sy në tërësinë e tipareve të një njeriu a të një sendi dhe na krijon një përshtypjecaktuar; shprehje e gjendjes shpirtëroretrishtuar a të shqetësuarfytyrën a në sytë e njeriut. Hije e zymtë (e frikshme). Ka hijerëndë. Mori një hije tjetër. Ka ndërruar hije. Ishtehijebabait kishte pamjen si i ati, i ngjante t’et. I ra një hije e zezëfytyrë. Shtëpia kishte hijekeqe (të zezë).
10. Pamje e një njeriu shumëdobësuar e të tretur nga një sëmundje etj. Ishte bërë hija e vetvetes ishte dobësuar shumë. I ka mbetur vetëm hija është tretur fare, është bërë kockë e lëkurë.
11. fig. Pamje e bukur dhe e mirë e diçkaje; të qenët i hijshëm; hijeshi, bukuri; pamje, dukje. Hija e vashave. Hija e vendit. Duket gjithë hije. Ka marrë hije dhëndri. I ka rënë hije burri. I bëj hije diçkaje e zbukuroj, e bëjhijshme. I kanë hije rrobat i rrinë bukur rrobat, i shkojnë mirë. Nuk i ka hijeflasë kështu nuk është e hijshme, nuk është mirëflasë kështu. Shtat e hije, mend asnjë fije. (fj. u.) i bukur dhe i hijshëm, por pa mendkokë.
12. fig. Vegim i diçkaje, që i duket një njeriu me fantazisëmurë sikur e sheh me sy; fantazmë; xhind. Hije e ligë. Hijet e rënda. Hijet e natës. Hija e t’et. Besonte se e ndiqnin (e kishin zënë, e kishin shkelur) hijet. I doli (iu shfaq) hija e të vrarit. I rëntë hija! (mallk.) Vjen si hije vjen befas, vjen papritur.
13. fig. Shfaqje a shëmbëlltyrë e dobët e diçkaje; mbresë e vogël a gjurmë e parëndësishme e diçkaje; gjurmë, përjetim. Hija e së vërtetës. Hije dëshpërimi (trishtimi, shqetësimi, dyshimi). Hije gëzimi. Hijet e së kaluarës. La hije diku a në diçka.
Sin.: errësirë, gjysmerrësirë, njollë, pamje, gjurmë, hijeshi, bukuri, dukje, pamje, vegim, vegulli, haluçinacion, fantazmë, shfaqje, shëmbëlltyrë.
U hije (dikush). 1. shih u kockë e lëkurë (dikush). 2. U përpoqfshihej që të mos e shihte njeri, u zhduk nga sytë (nga turpi, nga frika etj.). 3. shih tund (luan) derën (dikush). Iu hije (dikujt). 1. U lidh ngushtë me një njeri dhe nuk i ndahet asnjëherë; e ndjek hap pas hapi dhe i shërben me besnikëri; iu qep, iu ngjit. 2. E mbron shumë dikë; i bëhet mburojë. Jam bërë me hije dyshoj për gjithkënd e për çdo gjë, më ka hyrë dyshimi a më ka zënë mosbesimi ngaqëkanë ndodhur ngjarjepapritura e të pakëndshme, ngaqë ma kanë hedhur e ma kanë punuar etj.; ia kam frikën dikujt a diçkaje edhe kur nuk e di ç’do të ndodhë. I bëj hije (dikujt). 1. E vë dikë brenda në një vend, e mbyll diku; e strehoj; vë në hije (dikë).2. I shërbej me shumë besim një njeriu, i shërbej verbërisht, shkoj pas tij symbyllur. 3. Ia ul vlerën dikujt me meritat a me punën time, bëj që të tjerët të mos ia njohin vlerat, ta çmojnëpak e ta largojnë vëmendjen nga ai. Mos na bëj hije! shaka. mos na mërzit, mos na bezdis. Nuk i bën hije (askujt) nuk pengon asnjeri dikush, nuk i nxjerr pengesa askujt; nuk prish punë. Nuk bën hijediell (dikush) është njeri fare pa rëndësi; nuk e përfill askush, është i lënë mënjanë, sikur s’është i gjallë. Bën hije mbi dhe (dikush) keq. është, sa gjendet; është gjallë, sa rron; rron pa kryer ndonjë punëdobishme, s’ka vlera e nuk vepron mbi askënd e mbi asgjë. Nuk i bën hije (as) vetes (dikush) është i pazoti për të bërë një punë, nuk është i zoti për asgjë; as për vete s’është. I ra një hije (dikujt) u zbukurua; ka marrë një pamjekëndshme e të veçantë; i ra një nur. I ra një hije e zezë (dikujt) u mërzit a u inatos keq, u i vrazhdë; u err, u zymtua; bëhet zemërak e kërcënues. Fshihet pas hijesgishtit (dikush) tall. mundohetkotmbulojë një të keqe që ka bërë, përpiqetkot t’i fshehëmetat e gabimet, mbrohet me mjete e mënyradobëta; fshihet pas gishtit; fshihet prapa hostenit. Fshihet nën hijen e shuplakës (dikush) tall. shih fshihet pas hijes së gishtit (dikush). Fshihet pas hijes së vet (dikush) shih fshihet pas hijesgishtit (dikush) tall. I ha hijen (dikujt). 1. Bëjdikush të mos jetë më; e zhduk, e shfaros. 2. E mposht dikë, e mund, e vë përpara dhe e thyej. 3. Mbijetoj, jetojshumë se një tjetër, e përcjell dikë nga kjo jetë. Hedh hijeI (dikush a diçka) rritet, zhvillohet; lartësohet me trup; hedh (lëshon) shtat; hedh (lëshon) bojë. Hedh hijeII (mbi dikë a mbi diçka) krijon një dyshimkeq për dikë a për diçka, e paraqit jo mirë; e fsheh, e bënturbullt, të errët a të paqartë për të mos u dukur siç është; i hedh hije (dikujt a diçkaje). I hedh hije (dikujt a diçkaje) shih hedh hijeII (mbi dikë a mbi diçka). Hijet e bardha euf. etnogr. xhindet, fantazmat; hijet e liga. Hijet e liga etnogr. xhindet, fantazmat; hijet e bardha euf. Ka frikë nga hija e vet (dikush) është shumë frikacak, nuk ka fare guxim, trëmbet nga gjithkush e nga gjithçka; nuk guxon t’ia hyjë një pune a të ndërmarrë diçka; është shumë i druajtur e nuk ka fare besim te vetja. Hije lisi dikush që ka të gjithamirat; ai që u bën ndergjithëve, tek i cili shkojnëgjithë; kund. hije shtogu. Hije shtogu dikush a diçka që s’ka vlerë, i padobishëm, pa asnjë rëndësi; kund. hije lisi. I ka hije (diçka) i shkon, i përshtatet, i vete, e hijeshon; i ka lezet. S’i ka hije (dikujt) nuk është mirësillet a që vepron ashtu, nuk i shkon për moshën a për detyrën që ka; s’ka lezet (për dikë); s’i bie (s’i shkon) për shtat. Nuk ka hije lisi (për dikë) nuk ka vendrehatshëm (që e dëshiron shumë); nuk gjendet një vend i qetë për të. Ka hijerëndë (dikush) është shumë serioz, ka pamjen që të bën t’i druhesh e të mos guxosh t’i afrohesh; ka pamje a qëndrimegër. Pastë hijen e vet! (dikush) keq. 1. Qoftë atje ku është! (për një të vdekur kur e përmendim). 2. Qoftë ai që është, nuk duajem si ai a të kemnjëjtin fat; s’dua t’ia di për të. Kërkon hijebahçetjetrit (dikush) iron. është shumë dorështrënguar e përfitues, është njeri zemërngushtë e lakmitar; përpiqetkursejë edhediçka pa ndonjë vlerëmadhe; nxjerr dhjamë nga pleshti; mjel (edhe) morrin iron. I la hijen (dikujt) iron. u largua dikush papritur, shpejt e fshehtas prej dikujt; iku e nuk e gjen dot më dikë, me të cilin mbetet diçka pa zgjidhur; i la opingat (në dorë). E la në hije. 1. (diçka). Nuk e zbuloi e nuk e ndriçoi; e la të paqartë diçka; e la në errësirë2; e la në mjegull; e la në tym; e la zhyt. 2. (dikë). Nuk e përmendi a nuk e përfilli shumë dikë, nuk e vuridukje, nuk e la të shfaqet; nuk ia vari shumë; e la në errësirë; i vuri (i hodhi) lerë (dikujt a diçkaje); i hodhi gurë (dikujt). I lë hijezezë (dikujt a diçkaje) e njollos dikë, e përlyen, e poshtëron; e bën me turp, i jep nam të keq, e turpëron; i hedh baltë. Lëshon hije pa dalë dielli (dikush) tall. e bën diçka para kohe, nxiton e bën një punëpapjekur; nuk i mendon mirë gjërat, është i nxituar. marrsh hijen! mallk. vdeksh!; marrshkeqen! Mori hijen *përposhtë (dikush) mospërf. Matet me hijen e mëngjesit (e mbrëmjes) (dikush) keq. e vlerëson vetenshumë se sa është në të vërtetë, i duket vetja i madh, e mburr veten dhe nënvlerësontjerët; kërkonshumë nga sa vlen; matet me hijen e vet. Matet me hijen e vet (dikush). 1. keq. shih matet me hijen e mëngjesit (e mbrëmjes) (dikush) keq. 2. I vlerëson drejt aftësitë e mundësitë e veta, është i vetëdijshëm për vlerat që ka; i peshon mirë gjërat sipas fuqisë së vet, pa u mburrur, pa u rrëmbyer e pa u ngutur; tregohet aq sa është. E mban nën hijen e vet (dikë) kujdeset shumë për dikë dhe e mbron; e ka nën kujdes e nën mbikëqyrjevazhdueshme. E mbajhijehostenit (dikë) e ruaj me kujdes e me merakmadh; kujdesem shumë e për çdo gjë për dikë; e mbaj me të gjithamirat; e mbajpëllëmbëdorës. Mbetihije. 1. (diçka). Nuk u sqarua a nuk u ndriçua mirë, nuk u zbulua, mbeti e errët, e paqartë. 2. (dikush a diçka). Nuk i kushton askush vëmendje, është si i harruar e i shpërfillur, nuk e vlerëson e nuk kujdeset askush për të; është lënë mënjanë. Pret *ftoin (kumbullën) për t’i lëshuar (për t’i bërë) hije kungullit (dikush) keq. Rrihije (dikush) nuk do të duket, nuk do të shfaqet, rri i tërhequr e i padukur, nuk del haptas e nuk do që të bjerë në sy; nuk përzihet në një çështje; rri mënjanë. Rron (është) hijen (e dikujt) keq. 1. Është nën mbrojtjen e dikujt, dikush kujdeset për të dhe e mbron. 2. Është nën sundimin e dikujt; drejtohet nga dikush. shkel hijen (prapa) (dikush). 1. Është shumë i shpejtë, nxiton a vrapon shumë shpejt e të arrin; s’të ndahet hap pas hapi; nuk ia shkel (dot) hijen (prapa) (dikujt). 2. Është shumë i aftë e i zoti për të bërë diçka; merr gjak vetull. Nuk ia shkel (dot) hijen (prapa) (dikujt) është shumë i shpejtë, nxiton a vrapon shumë shpejt e s’e zë dot asnjeri; shkel hijen (prapa) (dikush). I trembet hijes së vet (dikush) keq. shih ka frikë nga hija e vet (dikush). E vë në hije (dikë) e fut brenda në një vend, e mbyll diku; e strehoj; e marr nën kujdes, përkujdesem për të; e vë hije të rigonit. E vë në hije të rigonit (dikë) e marr nën kujdes dikë, përkujdesem shumë për të; keq. tregoj kujdestepruar e vëmendjemadhe për një njeri që nuk e meriton; i bëj hije (dikujt); e vë në hije. Vret *barkunhije (dikush) iron. vraftë (të shkeltë) hija! mallk. vdeksh!

KREDH

KREDH vep., KRÓDHA, KRÉDHUR kal. 1. Zhyt në ujë dikë a diçka; e hedh në një vend me ujë të bollshëm dhe e fundos.
2. edhe fig. Bëjdikushzhytetborxhe, në një rrugëgabuar etj. E krodhiborxhe.
3. fig. E bëj dikëpërqendrohetmendimethella për diçka.
Sin.: zhyt, fundos.

LAG

LAG vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka; spërkat me ujë një njeri a një gjë, e bëj me ujë; e njom një gjë me diçkalëngët, e bëjqullet.; kund. thaj; ter. Lag duart (fytyrën). Lag flokët. Lag dyshemenë (shkallët, oborrin). E lagu shaminë me lot. E lagu shiu.
2. E zhyt diçka në ujë a në një lëng tjetër për ta zbutur, për ta regjur etj., bëj që të thithë ujë a një lëng tjetër, e njom; kund. thaj; ter. I lagu rrobat që në mbrëmje. Lag shollën (lëkurët). Lag zhukat (litarët). Lag koret e bukës. Lagu pak pambuk me jod (me alkool).
3. bised. Ujit. Lag tokën (arën). Lag misrin. Lag lulet.
4. vet. v. III E prek drejtpërdrejt, është i puqur me të (për ujërat). Deti lag pjesën perëndimorevendit.
5. Pi fare pak ujë, verë etj.; ha fare pak pemë; pi ose ha sa për të njomur gojën. Lagëm gojën me qershi. Lagu fytin (gurmazin, grykën). Sa lagu buzët. Sa për të lagur gojën.
6. bised. kryes. sh. Pimë raki, verë etj. me rastin e një feste a gëzimi. Do ta lagim sonte.
7. Mbush me ujë ose lëng tjetër për të krijuar ngopje, një objekt ose substancë thith një lëng për të arritur një shkallëcaktuar ngopjeje. Lag peshkunmarinadë për t'i dhënë shije. Lag biskotatqumësht para se t'i përdorni.
Sin.: njom, lëmek, spërkas, jargos, lagësoj, lëngoj, vesoj, vesit, ujis.
Ia lagu *bishtin (dikujt). E lag me *djersë (diçka). Ia lagu (ia njomi) *dorën (dikujt). Lag (njom) *fytin. Ia lag *gojën (dikujt). Lag (njom) *gojën. Lag (njom) *grykën. Lag (njom) *gurmazin. S’i ka lagur *këmbët (dikush). Lag e korr shih shkel e shko. E lagu s’e lagu *bishtin (dhelpra). I lagu *sytë (dikush). Të *rruan pa lagur (dikush). S’e lag *shiu (dikë).

LINGJERË

LINGJÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lerë; llucë, baltë e trashë dhe e lagështkrijohet nga dheu i përzier me ujë. Këmba e tij u zhyt në lingjerën e rrugës.

LYEJ

LÝEJ vep., LÉVA, LÝER kal. 1. E bëj diçkasipërfaqe me vaj, me dhjamë etj.; i vë përsipër një shtresë boje ose një lëndë tjetërlëngshme a të butë për t'i dhënë ngjyrë, për ta mbrojtur etj.; suvatoj, i jap ngjyrë diçkaje, ngjyroj; i vë bukës mbi të një shtresë gjalpi a diçka tjetër për ta ngrënë. Leu faqet (fytyrën, trupin, plagën). Lyej murin (shtëpinë). Lyej këpucët. Lyej dyert (dritaret, parmakët). Leu tepsitë me vaj. Lyej rrotat e qerres. Lyej me bojë (me vaj, me dhjamë, me rrëshirë). E leu me baltë (me llaç, me gëlqere). E leu me krem. E leu me jod. Lyej me furçë (me pompë). Leu buzët me të kuq. E leu bukën me gjalpë (me reçel).
2. Zhyt e njom diçka në një lëng; fëlliq, përlyej. I leu rrobat me gjak i bëri gjithë gjak. I leu këpucëtbaltë i përbalti. I ka lyer duart (buzët) me shegë (me arra). Manaferratlyejnë.
3. fig., keq. I vë njollë dikujt, e përlyej; e fëlliq. I leu keq (kokë e këmbë).
4. fig., keq. Fsheh thelbin e vërtetëdiçkaje duke e paraqiturzbukuruar e me tjetër ngjyrë.
Sin.: vajoj, bojatis, ngjyroj, gëlqeros, suvatoj, fërkoj, shapoj, vë, zhys, njom, fëlliq, laturis, përlyej, skuq, njollos, zhyej, fsheh, zbukuroj, mashtroj.
U për ta lyer me *miell (dikush) shaka. Të *lan e të lyen (dikush). Ia leu *dorën (duart) (dikujt) keq. I ka lyer (i ka përlyer) *duart (dikush). I ka lyer duart me *gjak (dikush). lyen e të ngjyen (dikush) keq. shih lan e të lyen (dikush) keq. Ia leu *qerren (dikujt) keq. Ia leu *rrotën (dikujt) keq. E lyen me *sheqer (diçka).

vep., LÁSHË, LËNË kal. 1. Nuk e marr diçka nga vendi ku është, nuk ia ndryshoj vendin, nuk e heq, nuk e shkëput, nuk e nxjerr a nuk e luaj prej atje; nuk e marr me vete dikë a diçka kur iki ose e harroj diku, largohem pa të. Nuk e lanë misrinarë. E lanë kashtënlëmë. E la çelësinbravë. I ka lënë qetëzgjedhë. Ia la freringojë. E la shulinderë. Ia lanë plumbintrup. La disa degë pa i prerë. I la fëmijëtshtëpi (tek e motra, në Elbasan). Ia ka lënë nënës vajzën që ta rritë. Nuk i kujtohej ku e kishte lënë çantën (çadrën, letërnjoftimin). - Lëre aty tek është!
2. Vendos diku në një mënyrëcaktuar një gjë që e kamdorë ose që e kam marrë a sjellë nga një vend; e vë. I la arkat përpara dyqanit. - Lëri pjatat (gotat) mbi tryezë. - Lërivendpastër! E la drejt (shtrembër, varur, shtrirë, më këmbë). E la mbështetur pas murit.
3.hiqet diçka nga trupi, më mbetet diçka nga vetja diku; humb. Delet e lanë leshin nëpër ferra. I la pendët (një shpend) i ranë pendët, mbeti pa pupla. E la krahunluftë. I la këpucët nëpër shkëmbinj iu prishën a iu shkatërruan këpucët nëpër shkëmbinj. E la bishtinakull (dhelpra) iu këput bishti, i mbeti bishtiakull. I la paratëbixhoz.
4. edhe fig. I jap diçka një tjetri për ta ruajtur a për ta përdorur, i dorëzoj; i besoj një detyrë, i ngarkoj një punë a i jap një porosi, një këshillë etj. Ia la çelësin fqinjës. I la një porosi (një fjalë). Ia la amanet. I la emrin. U zhduk pa lënë drejtimin. Ia lë barrë dikujt ia ngarkoj një punë. Ia lë në besë dikujt ia besoj. E ka lënë me të shkruar (me gojë).
5. edhe fig. Ia jap dikujt si trashëgim, bëj që ta ketë ai (një pronë, një pasuri etj.); bëjdiçka ta ketë a ta gëzojë një pasardhës. Ia ka lënë babai (gjyshi). Na e kanë lënëparët tanë. Na ka lënë dy veprashquara. I ka lënë emërmirë dikujt. I la nam të keq.
6. bised. Ia shes një gjë dikujt (zakonisht me një çmimpërshtatshëm për të), ia jap dikujt. Ia la për pesëdhjetë lekë. - Nuk e lë më lirë?
7. Lëshoj; kund. mbaj. S’e lë pushkën (lopatën, librin) nga dora. E mban fort, s’e lë të bjerë (të rrëzohet).
8. edhe fig. Bëj një shenjë a një gjurmë diku; bëj një përshtypjecaktuar, shkaktoj një pasojë. I la shenjë (njollë) në faqe. La gjurmë. La mbresamira (të thella, të këqija). I la një damkë familjes.
9. Ndaj mënjanë diçka dhe e ruaj për ta përdorurvonë; heq mënjanë, vë mënjanë; e ruaj për një tjetër. Kishte lënë para mënjanë. I la në arkën e kursimit. I la për dimër (për dasmë). I la për darkë. - T’i lëmë për nesër. Ia la mollët vëllait. Ua linte shokëve pjesët më të mira.
10. I jap mundësi dikujtbëjë diçka, nuk e pengojbëjë një punë; i jap pëlqimin për një punë; lejoj; kund. ndaloj. E lë të shkojë (të kalojë, të niset, të hyjë, të dalë). E lanëfliste sa deshi. - Lëre ta shohë! - Lëreflejë! E la ta bënte vetë. Nuk e lë të pijë raki (duhan). I lë dorë (fushë, shesh) të lirë e lejojveprojë lirisht. I ka lënë kohë ka pasur kohë. Nuk e lë sëmundja (mosha). Nuk lë asnjë shkelje. Ka lënë shumë rastetilla. Rëra e lë ujinkullojë. Xhami e lë dritënhyjë.
11. E mbaj diçka, nuk e nxjerr jashtë, nuk e përjashtoj; e ruaj siç është, nuk e heq; e lejojvijojë; kund. heq. E lanërendin e ditës. Ia lanë emrinlistë. Lanëantologji pjesët më të bukura. E la jashtë diçkaje nuk e përfshiu. Ia lanë bursën. E lë me ato mendimet e veta.
12. bised. E caktoj diçka për një kohëpërshtatshme, i caktoj një afat; e shtyj për më vonë diçka; heq dorë përkohësisht nga diçka për ta bërë në një kohë tjetër. La takim me dikë. - E lëmëorën gjashtë? - Aksionin e kemi lënë ditën e diel. Dasmën e lanë për në tetor. E lanë mbledhjen për nesër. La një provim për në vjeshtë. - E lëmë për një herë tjetër! Punën e sotme mos e lër për nesër. (fj. u.).
13. Liroj diçka, e lë të lirë një vend që të rrijë ose të kalojë dikush a diçka. - Lëri pak vend! E la të lirë kalimin. I lë një shteg (një vrimë). I la një dritare (një dalje). I lënë një grykë sipër.
14. Braktis një punë, nuk e përfundoj, e ndërpres; heq dorë përkohësisht a përfundimisht nga diçka; e pres përgjithnjë, nuk e vijoj më tej; ndahem a largohem për ca kohë a përgjithnjë nga dikush a nga një vend. Nuk e la punën (mësimin, studimin). E la stërvitjen (lojën). E ka lënë shtetësinë. E la rakinë (duhanin) nuk e pi më. E la gjiri i iku qumështi, nuk ka më gji për t’i dhënë fëmijës (për një grua që ka fëmijë në gji). I ka lënë gënjeshtrat (thashethemet). E la zinë nuk mban më zi. I la vezët pula nuk bënvezë, i preu vezët. - Lëri këto, dëgjo çthem! La rrugën kryesore dhe mori nga e djathta. I ka lënë miqtë (prindërit, shokët). E la vendlindjen. Nuk e lë vendin e rojës. - Mos e lër vetëm! Na la përgjithnjë vdiq. Na la gjuhëtari i madh Idriz Ajeti. Na ka lënë prej kohësh a) ka ikur prej kohësh; b) ka kohë që ka vdekur. Nuk e kanë lënë shpresat shpreson ende për diçka. Ka lënë dy fëmijë vdiq dhe i kanë mbetur dy fëmijë. Nuk ka lënë njeri (pas vetes) ka vdekur dhe nuk ka asnjë fëmijë a pasardhës.
15. bised. Ndaj (bashkëshortin). E la burrin (gruan, të fejuarin, të fejuarën).
16. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) edhe fig. Nuk më punon një pjesë e trupit, s’kamfuqi ose aftësi trupore a mendore. E la dora (këmba). E ka lënë fuqia (shëndeti). E kanë lënë sytë (veshët) nuk shikon (nuk dëgjon) më. E la kujtesa.
17. bised. E vë dikë në një detyrë, në një punë etj., e ngarkojbëjë diçka, e caktoj; e mbaj a e lejoj në një punë, në një detyrë etj., nuk e heq, nuk e përjashtoj, nuk e ndërpres, nuk e pushoj; kund. heq. E kanë lënë roje dikë. E lanë portier. sport. E lanëpunë (në shkollë, në zanat). E lanë si drejtor.
18. Ia ruaj diçkaje a dikujt gjendjen e mëparshme kur largohem, nuk ia prish e nuk ia ndryshoj gjendjen, nuk e luaj; nuk e prek, nuk e trazoj. E la dhomën siç ishte. E la shtëpinë rrëmujë. E la punënngatërruar. I la gati (stivë). E la derën (dritaren) hapur (mbyllur). E la ushqimin pa ngrënë (pa prekur). E la duke punuar (duke lexuar, mbi libra). E la zgjuar (në gjumë). E la të sëmurë (të shëndoshë, të mërzitur). E la në pritje. E la të qetë. E la në të vetën (në të tijën) nuk e kundërshtoi dikë. - Lërepunën e tij!
19. edhe fig. Bëj që të jetë a të bjerë në një gjendjecaktuar (kryesishtkeqe a të vështirë), ia krijoj vetë një gjendjetillë, i krijoj kushterënda a i shkaktoj një të keqe, duke ia marrë, duke ia prishur a duke ia zhdukur diçka; e bëjpërjetojë diçkarëndë. E la pa gjumë. E la pa bukë (pa ujë, pa rroba, pa shtëpi, pa qerre, pa kalë, pa para). E la pa ngrënë (pa pirë, pa folur). E la pa gjë. S’i la gjë. E la lakuriq (zhveshur, zbathur). E la pa njeri (pa vëlla, pa motër, pa baba). E la të vrarë. E la vetëm. E la pa sy e verboi. E lë pa fuqi një urdhër (një ligj). libr. e shfuqizon. E la si të ngrirë (si hu). E la në gjendjekeqe (thatë, në vështirësi, në baltë, në llucë, në zall). E la punën përgjysmë. E la të habitur.
20. edhe fig. I dal përpara dikujt, e kaloj, e kapërcej, e tejkaloj. E la prapa (në rrugë, në vrapim). E la pas në mësime.
21. Përdoret me mohimgrupe fjalësh me foljetjera, kur veprimi duhetndodhë patjetër. Nuk e lëmë pa kryer do ta kryejmë medoemos. - Mos e lër pa ardhur! hajde patjetër! Nuk e lë pa shkuar do të shkojë doemos. Nuk e lë pa i folur do t’i flasë patjetër.
22. si pj. Përdoretmënyrën urdhërore kur flasim për diçka, të cilën nuk duam ta zëmëgojë. - Lëre, çka për të thënëvonë! - Lëre, lëre se çe ka gjetur!
Sin.: humb, humbas, dorëzoj, besoj, ngarkoj, jap, jap, shes, lëshoj, vë, caktoj, mënoj, shtyj, liroj, braktis, shkreh, ndërpres, ndahem, largohem, shtyj, lejoj, kaloj, kapërcej.
Kë të *zë e kë të lë. E *lagu s’e lagu (bishtin dhelpra). Ia la *bajgat (dikujt) tall. vulg. E la në *baltë (dikë). Ia la *barrën (dikujt). La *bishtin (dikush). E la *në bisht (dikë). La *boshllëk (dikush a diçka). Na la *bukën (dikush). E la në një *cep (diçka). Nuk e lë të bëjë *çap (dikë). S’ta lë dalë (dikush). Ia la në *daltë (dikujt). E la në *diell (dikë). la në *djep (dikush). E lë në *dorë (të dikujt). Ia lë në *dorë (dikujt). E la pas *dore (dikë a diçka). S’e lë (s’e lëshoj) nga *dora (diçka). E la *drita (dikë). E la *dyshekun (dikush). La *emër (dikush). E la në *errësirë (dikë a diçka). La eshtrat (*kockat) (diku). E ka lënë *fiqiri (dikë). E lë me *fjalë (me dikë). E la pa *frymë (dikë). S’i la *fytyrë (dikujt). E la *gisht (dikë). I la *glasën (dikujt) mospërf. bised. Më la *gojëhapur (dikush a diçka). E la *gojëthatë (dikë). Nuk lë *gur mbi gur (dikush). kanë lënë (më lëshuan) *gjunjët. Më lë pa *gjumë (dikush a diçka). *gjurmë (të thellë) (diçka a dikush). E la në *hava (dikë a diçka). E lë në *heshtje (diçka). I la *hijen (dikujt) iron. E la në *hije (diçka a dikë). E la jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush). E la *kalli (dikë). La *kaptinën (dikush) bised. lanë (m’u prenë) *këllqet. Më kanë lënë *këmbët. Lë *kockat (për dikë a për diçka). La *kockat (eshtrat) (diku). Lë *kokën (kryet) (për dikë a për diçka). Sa të lësh *kokën. E la (e bëri) *kopan (dikë) bised. E la pas *krahëve (dikë a diçka). E la krevatin (*shtratin, jatakun) (dikush). E la *kripë (dikë). kryet (*kokën) (për dikë a për diçka). Ia la në *kurriz (në shpinë) (diçka). E la *lakuriq (dikë). I lë *lamtumirën (dikujt). E la (e hodhi) në *ledh (dikë). E la *lehe (diçka). Lë *leshtë keq. Lë *lëkurën (për dikë a për diçka). Ia la *lëpendratdorë (dikujt) iron. E la në *llucë (dikë). Nuk ta lë *mangët (dikush). *Merr e lër. Më lë *mbresë (dikush a diçka). E lë (e hedh) pas *mendsh (dikë a diçka). La *mendtë (e kokës) (dikush). E lanë (e lëshuan) *mendtë (dikë). E la pa *mend (dikë). La *mendjen (pas dikujt a pas diçkaje). lësh *mendjen (pas dikujt a diçkaje). E ka lënë *mendja (dikë). E la në *mes (diçka). Nuk ta lë *metë (dikush). E la në *mezhdë (dikë) keq. Lë *mënjanë (dikë a diçka). E la në *mjegull (diçka). E ka lënë *mortja (dikë) përçm. E ka lënë *moti (dikë) iron. La *nam (dikush). Nuk ta lë për *nesër (dikush). Lëre mos e nga (mos pyet)! iron. shumë keq, sa s’ka ku të shkojë më tej; mos pyet! E la *ngrehur (diçka). I la *opingat (dikujt) iron. E lë pas (*prapa) (dikë a diçka). Ia la *pendëtdorë (dikujt) iron. Ma la (ma bëri) *peshqesh (dikë a diçka). E lë *pezull (dikë a diçka). E la *pirg (dikë). I la *potkonjtë (dikush). E lë *prapa (pas) (dikë a diçka). Ia la *puplat (në dorë) (dikujt) iron. E la *pykë (dikë). Ia la (ia vari) në *qafë (për qafe) (dikujt). Nuk më lë *të qetë (dikush a diçka). E la *qull (diçka a dikë). E la në *qull (dikë). Lë *rrashtën (për dikë a për diçka). I lë *rrikën (dikujt). E la *rrogoz (dikë). La *rruazën (diku). I la rrugë (*udhë) (diçkaje). E la në *rrugë (në udhë) (diçka). E kanë lënë (e kanë lëshuar) *sendet (dikë). Lë *sytë (pas dikujt a pas diçkaje). S’i la *sy e faqe (dikujt). E lë *shajak (punën etj.) (dikush). E la *shakull (dikë). E la *shëndeti (dikë). Na la *shëndetin (dikush). I lë *shëndetin (dikujt). Lë *shteg (për diçka). I lë një *shteg (dikujt). Ia la *shtupë (dikujt). Ia la *shuk (diçka). Na la *shurdh (të shurdhër) (dikush). Na la të shurdhër (*shurdh) (dikush). E la *top në vend (dikë). E la *trokë (dikë). E kanë lënë *trutë (dikë). E la *preshdiell (dikë). E kanë lënë *trutë (dikë). E la *thesvend (dikë). (Sa) të lësh *thonjtë. E la në udhë (në *rrugë) (diçka). E kanë lënë (e kanë lëshuar) *sendet (dikë). Ia lë (ia dorëzoj) *stafetën (dikujt) libr. Ia la në shpinë (në *kurriz) (diçka). E la *tagjinë (dikush) tall. E la në *terr (dikë a diçka). E la *trashë (diçka). E kanë lënë *trutë (dikë). E la në *tym (diçka). E la *thatë (dikë). (Sa) të lësh *thonjtë. I la *udhë (rrugë) (diçkaje a dikujt). Na la *uratën (dikush a diçka). E la *vakëf (diçka). E kanë lënë jashtë *valles (dikë). E lë *varur (dikë a diçka). E la (e bëri) *të vdekur (dikë). E la në *vend (dikë). S’ia lë (s’ia lëshon) *vendin (dikujt). I lëshoj *vendin (dikujt). E kanë lënë *veshët (dikë). Më la pa *veshë (dikush). E la (e ndali, e mbajti) *vrapin (diku). E la me *xanxë (dikë). E la *zbuluar (dike a diçka). Më la (më lëshoi) *zemra. E la *zhyt (diçka). (qeth, të kreh) e t’i lë *morrat brenda (dikush). (U zhduk, humbi) pa lënë *gjurmë (dikush a diçka). E la në *zall (dikë). Më la (më lëshoi) *zemra. E lë *zvarrë (diçka). E la *zhyt (diçka).

MARINOJ

MARIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E zhyt përpara gatimit një ushqim në një lëng acidik me erëza dhe me kripë dhe e lë sa të marrë shijen e dëshiruar, zakonisht mishin dhe peshkun.

MBYT

MBYT (MBYS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjvdesë një njeri a e ngordh një kafshë, duke i shtrënguar fort grykën sa të mos marrë dot frymë, duke e zhytur në ujë etj. I mbyturimbyt. E mbytënlumë (në del, në pus). E mbyti me duar (me tel). I mbyti bletët me tym. Edhe vaumbyt. (fj. u.) edhe vështirësitë a problemet e voglalodhin e të mundojnë shumë. Kapërcyen zhyt e mbyt një lumëturbullt plot me kërcunjzinj ia dolën me shumë vështirësi, me shumë mundime.
2. Ther ose vras duke e goditur me diçka; prridh, fur. Mbyti një gjel për mikun. Mbytën gjarprin e hatashëm. E mbyti me thikë (me sëpatë). E mbytën me gurë.
3. Fundos një mjet lundrimi duke e dëmtuar ose duke e përmbysur. U kishin mbytur dy anije me mall. E mbytën varkën.
4. bised., vet. v. III Nuk e lë të marrë frymë lirisht, i vështirëson frymëmarrjen dikujt, i frymën; asfikson. Ajo jakë është tepër e ngushtë, të mbyt. Na mbyti tymi (pluhuri). E mbyti kolla. Na mbyti vapa.
5. fig., vet. v. III pushton një ndjenjë a gjendje emocionale aq e fortë saqë mezi marr frymë. E mbyti malli (dhimbja). E mbytën ngashërimet (lotët) qau me të madhe, qau me shumë lot.
6. bised. E rrah shumë dikë, e rrah për vdekje; i jap shumë goditje. E mbyti tjetrin me grushte. E mbyti me shkelma.
7. I hedh diçkaje shumë ujë, qumësht, sherbet a diçka tjetërlëngshme sa të zhytet plotësisht për ta zbutur, për ta ëmbëlsuar etj.; e ngop me një lëng, e përmbyt. E mbyti miellin me ujë. Mbyt kadaifin (bakllavanë) me sherbet. E ka mbytur byrekun (tavën) me vaj (me gjalpë). Mbyt gëlqeren me ujë e shuaj. Mbytin finjën i hedhin ujë hirit për të bërë finjë.
8. vet. v. III Del me shumicë sipër diçkaje, e mbulontërën dhe nuk e lë të zhvillohet; përhapet me shumicë gjithandej, vjen me tepri sa të pengon, sjell dëme etj.; ka me shumicë. I mbyti bari i keq grunjërat (të lashtat, arat). E mbyti balta udhën.
9. Përmbyt, vërshon (për ujin, për lumin). E mbyti lumi fushën. Na mbyti shiu (dëbora). E mbytën djersët i dolën shumë djersë, u qulldjersë.
10. fig. E nxjerr a e përhapnumër shumëmadh, e mbush gjithandej me të, e përmbyt. E mbytën tregun me mallra (me perime). E mbytën fëmijët kishte shumë fëmijë.
11. fig. Bëj diçka me tepri ose jap diçka me shumicë aq e sa e lodh dikë e s’e lë të marrë frymë, e dynd, e shemb. E mbyti me fjalë (me të shara). E mbyti me pyetje. E mbyti me të mira (me dhurata).
12. fig. E ngarkoj dikë rëndë me punë, me detyrime etj. sa s’mban dot më; e lodh dikë jashtë mase, e mundoj, në punë; vet. v. III dërrmon, s’më lë të marr frymë, më rëndon shumë. E mbytipunë. I mbyste me detyra (me projekte). I mbyti me borxhe. I mbyti puna. I mbytnin hallet. Shumë babo e mbytin fëmijën. (fj. u.) shumë vetë e bëjnëkeq një situatë a problem.
13. Mbuloj një tingull a një zë me anë të një tingulli më të fuqishëm ose me anë të një zhurme. Zhurma i mbyti bisedat. Duartrokitjet i mbytën fjalët e folësit. Këngëtarin e mbyti kori (orkestra).
14. fig. E bëjheshtë, e mposht, e nënshtroj; shtyp me dhunë, shuaj, asgjësoj (një kryengritje etj.). Mbyste kundërshtimet (ankesat, kritikat). E mbytën me gjak kryengritjen (lëvizjen, luftën). E mbyti me zjarr e me hekur.
15. fig. E pengoj diçka që të marrë udhë e të zhvillohet lirisht; mposht një ndjenjë ose diçka tjetër që më mundon; përpiqemharroj një brengë duke u marrë me diçka, duke pirë etj. E mbyti mërzitjen me alkool. Mbyt një ndjenjë (një dëshirë). Mbyste hidhërimin (dëshpërimin, dhembjet shpirtërore). Dontethoshte diçka për të qeshur, por e mbyti shakanë. Kjo që thua, e mbyt idenë tjetër.
16. bised. Futdhe ose mbuloj me dhe një degë, bimë, një rrënjë a një kalem druri që të mbijë, përpajnoj. Mbyt pjergullën (hardhinë).
Sin.: prridh, fur, kacafyt, ngordh, vras, ther, fundos, asfiksoj, përmbyt, mek, asgjësoj, shtyp, mposht, nënshtroj, shuaj, fik, fashit, ngop, gllabëroj, dend, dërrmoj, shemb, mundoj, përpajnoj.
E mbyt që në *djep (diçka). S’e ka mbytur *macen (dikush) iron. I mbyt *macet (dikush) keq. E mbyti me *pështymë (dikë). *Zhyt e mbyt.

MBYTUR

MBÝTUR ndajf. 1. Plot e përplot; deri në fyt, mbushur plot. E la familjen mbyturborxhe. E gjeti mbytur në lot.
2. Jo qartë, mbyturazi. Dëgjohej mbytur. Psherëtinte mbytur. Digjej mbytur. U përgjigj mbytur. Ma solli (fjalën) mbytur (fig.) nuk ma ndau fjalën, ma la të paqartë, nuk tha as po as jo.
Sin.: plot, përplot, mbushur, dëng, mbyturazi, zhyt, shurdhër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.