Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOÇÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend a fushë me ujë të ndenjur e me baltë; ligatë, ligatinë, çeptirë. Moçale të ulëta (të larta) (gjeogr.). Moçal i keq (i qelbur). Ujët e moçalit. Erë moçali. Bimë (kashtë) moçali. Peshk moçali. Ethet e moçalit (bised.) sëmundja e malaries. Tharja e moçaleve. Ngeci në moçal.
2. fig. Gjendje e rëndë a situatë e keqe që karakterizohet nga mungesa e ndryshimit; amulli. Moçali i ideve (i emocioneve, i përvojave). Moçal politik. Moçalet e krimit. Moçalet e puçeve ushtarake.
3. veter., bised. Sëmundja e këlbazës. U binte moçali dhenve.
4. bot. Truskë.
✱Sin.: kënetë, ligatinë, ligatë, ujerë, ujnajë, ujësirë, moçalishte, moçalishte, çeptirë, çol, zhymore, zhymë, bllacë, bërrakë, bërrakore, botinë, strum, strugë, vurg, zhukë, gjolishte, notishte, këlbazë.
♦ Ra në moçal (dikush) ra në një gjendje të keqe a të vështirë; ra në baltë; ra në batak. Mbeti (ngeci) në moçal (dikush) nuk del dot nga një gjendje e vështirë, nga prapambetja, nga varfëria etj., ka ngecur; mbeti (ngeci) në baltë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë