Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhym”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLOZË

BLÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëndë e zezë si pluhur që lë tymi kur kalon nëpër oxhak ose në vendetjera. Bloza e oxhakut. Bloza e barutit. Era e blozës. Ngjyra e blozës. Zë (lë) blozë. U nxi nga bloza. Pastroj (heq) blozën. I zi si blozë. Blozës i thonë edhe "çagjë".
2. kim. Pluhur i zi që del nga djegia jo e plotë e disa lëndëve dhepërdoretindustri; mbeturinë pas djegiesqymyrit; zgjyrë. Blozë aktive. Blozë shtazore. Blozë për ngjyrosje.
3. bujq. (lat. Ustilago) Pluhur i zi që mbush pjesët e bimëveprekura nga disa kërpudha; purth, tymth. Blozë e veshur (e zhveshur). Bloza e grurit (e elbit, e tërshërës). Bloza e misrit.
Sin.: thirr, zhym, pështymë, çagjë, zgjyrë, tymth, purth.
U blozë. 1. (diçka) shih u shkrumb. 2. (dikush). I ra vlera fare, humbi çdo vlerë; u leckë. E ka zemrën blozë (dikush) është shpirtkeq, është zemërzi.

HI

HI,~RI m. 1. Pluhuri i lehtëmbetet pasi digjet krejt diçka. Hiri i zjarrit. Hi druri (letre). Hiri i vatrës (i sobës). Finjë me hi. Mbledh (grumbulloj) hirin. E plehërojnë me hi. Heq (fshij) hirin. Mbuloj zjarrin me hi. Pjek në hi.
2. Pluhurngjan me mbeturinat pas djegiesdiçkaje. Hi vullkanik pluhurformohet nga ngurtësimi i cirkave të lavës së vullkanit. Hiri i Hënës pluhurmbulon sipërfaqen e Hënës.
3. Hith. Hiri i hardhisë (i vreshtave). Hiri i bimëve. Hiri i duhanit (i panxharit, i specit, i mollës, i dushkut). Sëmundja e hirit. I ka rënë hiri.
4. edhe fig. Pluhuri i kufomave, kufoma; kujtimi i të vdekurve. Hiri i të parëve. U ngjall nga hiri i vet (mit.).
5. Ngjyra e hirtë. Ngjyrë hiri.
6. bot. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme hiri. Hiri i drithërave (lat. Oidium moniloides, Erysiphe graminis) mikrokërpudhë parazite e dëmshmevesh fletët e drithërave nga ana e sipërme, që përhapet me shpejtësi sidomosviset me lagështirë. Hiri i hardhisë (lat. Oidium tuckeri) mikrokërpudhë parazitare, e dëmshme, që vesh gjethet e hardhisë dhe kokrrat e rrushit, me një pluhurmurrmë, mykëz. Hiri i qepës (lat. Leveillula taurica) mikrokërpudhë parazitare, e dëmshme, që prek kryesisht qepën, kungullin dhe bimëtjerafamiljes solanore. Hiri i dushkut (lat. Microsphaera quercina) lloj kërpudhe parazitare, që formon një shtresëimët, të bardhë, si pluhur, mbi gjethe, duke shkaktuar një sëmundje tipikengadalëson rritjen dherasterëndadëmton bimën.
Sin.: hith, push, shpuzë, zhym.
U *gur e hi (diçka). U hi (e pluhur) (diçka) u dogj krejt, s’mbeti gjë pa u djegur; u shkretua fare; u pluhur (e hi); u shkrumb (e hi); u gur e hi; u thëngjill. I është bërë kapuçi me hi (dikujt) keq. u turpërua, e tallin dhe e përqeshingjithë; iu nxi faqja; u gazi i botës (dikush); i ra boja përtokë. U *pluhur (e hi) (diçka). U *shkrumb (e hi) (diçka). E bëri hi (e pluhur) (diçka). 1. E dogji fare diçka, e shkrumboi; e shkretoi krejt; e bëri pluhur (e hi); e bëri shkrumb (e hi); e bëri thëngjill; e dogjizjarr; e bëri furrë. 2. E sosi krejt diçka, s’la gjë më, e përlaugjithë; e bëri fugë. 3. (dikë). shih e bëri byk3 (dikë) bised. Ia bëri kulaçin me hi (dikujt) i bëri diçkakeqe, ia punoi, ia hodhi; ia punoi prapa krahëve; i luajti (i punoi) një rreng. E bëri *shkrumb (e hi) (diçka). I ra luga në hi (dikujt) mbeti fare pa gjë, nuk ka ç’të hajë; nuk fitoi asgjë; mbeti me lugëzbrazët (dikush); kund. i ra lugaqumësht (dikujt). Digj *dru e hiq hi! iron. *Dokrra në hi. I hodhi hi syve (dikujt) e gënjeu, e mashtroi duke ia paraqitur punët ndryshe nga ç’janë ose duke ia fshehurvërtetën; i hodhi pluhur syve; ia shiti sapunin për djathë; i mori sytë. S’ka as hi në vatër (dikush) është shumë i varfër dhe i mjerë; bie miu thyen kokën. Me *krye në hi. Lëpin hirin e vatrës (dikush) ështëgjendjekeqe ekonomike, vuan shumë; heqzitë e ullirit; është (ka mbetur) krunde. Merr *dru e digj, merr hi e hiq iron. I mban këmbët në hi (dikush) keq. përton shumë, nuk punon, është dembel; numëron (heq) tespihet; është shtromëfle. E mbuloj (e fsheh) në hi (diçka) e mbajfshehtë e nuk e shfaq, por nuk e harroj (një ndjenjë a një mendim). Nuk pjek dy *bukë në një hi (dikush). *Prush në hi (përdhe, përtokë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.