Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËRRMÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhvoshkje, gërvishtje e lëkurës etj.
GËRVÍSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gërvishtet dikush ose diçka.
2. Plagë e lehtë në lëkurë, që shkaktohet duke e gërvishtur këtë me diçka të fortë e me majë; shenjë a gjurmë që mbetet në sipërfaqen e diçkaje, kur e gërvishtim. Në dorën e majtë ka një gërvishtje të vogël. Nuk e ka vënë re gërvishtjen.
✱Sin.: gërricje, gërricë, çjerrje, e çjerrë, zhvoshkje, skërfitje, skërmitje, çukitje, fshikje, dërrmishje, grisë.
ZDRËM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Plagë që i bëhet kafshës në trup, kur e vret samari, zgjedha etj. Zdrëmë e madhe (e vogël). Ia bëri zdrëmë. Ishte bërë tërë zdrëma.
2. Vend ku është rrjepur një copë lëkure (te bimët); vend ku ka rënë boja, suvaja a diçka që vesh një send. Zdrëmat e drurit. Zdrëmat e murit.
3. Zdralë. Zdrëma e jakës.
✱Sin.: plagë, varrë, zhvoshkje, rrjepje, zdralë, zgjyrë, zhul.
ZHAPARÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur përcëllohet a digjet lëkura; rreshkja e lëkurës. Dielli ma solli këtë zhaparitje. Zhaparitja e ballit.
3. Gjendja e bimës pasi fishket a thahet nga mungesa e ujit. Zhaparitja e perimeve.
4. Veprimi kur qëroj a zhvoshk (një frut, perime etj.).
✱Sin.: përcëllim, djegie, rreshkje, rrudhje, fishkje, tharje, qërim, zhvoshkje.
ZHVÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhvesh nga trupi një rrobë a rrobat që kam veshur; kund. veshje. Zhveshja faqe të tjerëve ia çoi nderin në fund të këmbëve.
2. Heqja e lëvozhgës, lëvores, cipës a mbështjellës së një druri, një bime, një fryti, një fare etj.; zhvoshkje; rrjepja e një kafshe të therur a të vrarë. Zhveshja e drurëve (e bimëve, e frutave, e farave). - Rrallimi i degëve të hardhisë, që ne i themi “zhveshje”, bëhet në fund të shkurtit. Zhveshja e kabllos.
3. Shkundja e gjetheve një bime duke i hequr asaj gjelbërimin; shkurtimi i degëve a krasitja e një peme; prerja a rrallimi i drurëve. Zhveshja e pyllit. Zhveshja e kodrës (e malit) nga shkurret. Zhveshja e mollës (e kumbullës, e pjeshkës, e ftoit).
4. Nxjerrja e shpatës a e thikës nga milli a nga këllëfi për të qenë gati për luftë. Zhveshja e shpatës tregonte se ishte gati për luftë.
5. fig. Heqja e të drejtës dikujt për të mbajtur një rrobë që është karakteristike për një profesion a detyrë; lirimi nga detyra. Zhveshja nga detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit.
6. Marrja me forcë a dinakëri e diçkaje nga dikush; grabitja, vjedhja a plaçkitja e dikujt. Zhveshje nga hajdutët.
7. gjeol. Vend i zhveshur nga dheu etj., ku kanë dalë në sipërfaqe shkëmbinj ose minerale. Zhveshje gjeologjike. Zhveshje të pasura me mineral.
✱Sin.: heqje, shpërveshje, shpërvjelje, zbulim, rrjepje, shpupulim, zhvoshkje, qërim, lëvorim, çmbështjellje, zbardhje, krasitje, rrallim, lirim, vjedhje, grabitje, plaçkitje.
ÇLËVOZHGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çlëvozhgoj diçka ose kur çlëvozhgohet; lëvozhgim. Çlëvozhgimi i bajameve. Çlëvozhgimi i frutave të thata.
✱Sin.: lëvozhgim, zhveshje, zhvoshkje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë