Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DENIGRÚAR (i, e) mb., libr. Që është denigruar, i përgojuar. Artist (shkrimtar) i denigruar.
✱Sin.: i zhvlerësuar, i zhvleftësuar, i zvogëluar, i ulur, i përgojuar, i njollosur, i poshtëruar.
SHFUQIZÚAR (i, e) mb., drejt. Që është i pavlefshëm, që është shfuqizuar, që nuk është më në fuqi; i anuluar, i prapësuar. Ligj (traktat, urdhër, vendim) i shfuqizuar. Nen i shfuqizuar. Paragraf i shfuqizuar.
✱Sin.: i revokuar, i pafuqi, i anuluar, i prapësuar, i zhvleftësuar.
ZHVLERËSÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk ka më vlerë ose që i ka rënë vlera, që ka humbur vlerën e mëparshme (për monedhën, valutën etj.); që i është ulur vlera (për mallrat); që shitet me një çmim më të ulët; kund. i vlerësuar. Monedhë e zhvlerësuar. Mallra të zhvlerësuara.
2. Që nuk i çmohen ose nuk i vlerësohen më si dikur aftësitë e një njeriu; i nënvlerësuar; kund. i vlerësuar. Pas ndryshimeve në kompani, ai u ndje i zhvlerësuar me rolin e tij.
✱Sin.: i zhvleftësuar, i pavlefshëm, i nënvlerësuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë