Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EVOLUCIONÁR,~E mb. Që bëhet me evolucion; zhvillimor. Në aspektin evolucionar. Në një fazë të re evolucionare. Kuptimi evolucionar i kulturës. Ndryshimet evolucionare. Karakteristikë evolucionare.
HIPERAKTIVITÉT,~I m. 1. libr. Të qenët hiperaktiv; gjendje ose karakteristik e të qenit jashtëzakonisht aktiv..
2. psikol., mjek. Çrregullim neuro-zhvillimor i zakonshëm i fëmijërisë, që shfaqet me nivel të lartë aktiviteti fizik, mendor, që shpesh shoqërohet me vështirësi për qetësim, lëvizshmëri e tepruar dhe vëmendje e shpërqendruar. Shkaqet e hiperaktivitetit. Menaxhimi i hiperaktivitetit. Strategjitë për trajtimin e hiperaktivitetit të fëmijëve në shkollë.
ZHVILLIMÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me zhvillimin, që i nënshtrohet zhvillimit, që nxit zhvillimin, që është gjithnjë në zhvillim. Stadi zhvillimor. Lidhje zhvillimore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë