Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHVËRTET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Hedh poshtë si të pabazuar a si të gënjeshtërt një lajm, një njoftim, një pohim etj.; përgënjeshtroj; kund. vërtetoj. E zhvërtetoi lajmin (njoftimin). Fillimisht duhet zhvërtetuar vendimi i gjykatës.
ZHVËRTETÚAR (i, e) mb. Që është hedhur poshtë si i pabazuar a si i gënjeshtërt (për një lajm, njoftim, vendim etj.); i përgënjeshtruar; kund. i vërtetuar. Vendim (lajm) i zhvërtetuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë