Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GUMËZHÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurma që bëjnë kandrrat (bleta, grerëza etj.) kur fluturojnë. Gumëzhima e bletës (e arëzës).
2. Zhurmë e ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat etj. kur fluturojnë; uturimë. Gumëzhimë shurdhuese. U ndie gumëzhima e një salle. Dëgjohej gumëzhima e valëve. Pushoi gumëzhima.
✱Sin.: gumëzhim, gumëzhitje, vrumbullimë, vrumbullitje, zukatje, zukamë, zhuzhitje, zhuzhurimë, zhuzhuritje, zhurmërimë, uturimë.
ZHUZHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhuzhet diçka. Zhuzhitja e zjarrit.
2. Zhurmë e lehtë e me kërcitje që bën zjarri. Dëgjohej një zhuzhitje.
3. Zhurmë e mbytur dhe e njëtrajtshme që bëjnë zakonisht kandrrat kur fluturojnë. Zhuzhitje e lehtë. Zhuzhitja e mizave.
4. Zhurmë e ngjashme me atë që bëjnë kandrrat kur fluturojnë. Zhuzhitja e plumbit.
5. edhe fig. Gumëzhitje. Zhuzhitje zërash.
✱Sin.: zhuzhuritje, kërcitje, zhuzhurimë, gumëzhimë, gumëzhitje.
ZHUZHURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Zhuzhitje. Zhuzhuritja e bletëve. Zhuzhuritja e nxënësve. Zhuzhuritja e aparateve.
✱Sin.: zhuzhitje, gumëzhitje, zhuzhurimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë