Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POTEREXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Ai që e ka zakon të zihet e të bëjë potere; shamataxhi, shamatar.
✱Sin.: poteremadh, zhurmëmadh, zhurmëtar, zhurmues, shamatar, sherrtar.
SHAMATATÓR,~E mb. Që bën shamatë, që grindet me të tjerët; shamatar, shamataxhi. Nuk ka qenë shamatator. Vetëm shamatatore nuk mund të quhej. Grua shamatatore.
✱Sin.: shamatar, shamataxhi, poteremadh, zhurmëmadh, zhurmëtar, i zhurmshëm, i potershëm.
ZHÚRMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që bën zhurmë kur lëviz, kur punon ose kur kalon diçka nëpër të; kund. i qetë. Lumë (përrua, det) i zhurmshëm. Tren (aeroplan) i zhurmshëm. Gjithë lagjja atëherë ishte e zhurmshme.
2. Që flet me zë të lartë; që bën shumë zhurmë e rrëmujë, zhurmëmadh. Turmë e zhurmshme. Nxënës (fëmijë) të zhurmshëm. - Më të zhurmshëm si ai nuk gjen. - Mos më merr për ndonjë njeri të zhurmshëm e poterexhi?
3. Që bëhet me shumë zhurmë; që shoqërohet me zhurma; që nuk ka tingëllim të rregullt e të qartë. Muzikë e zhurmshme. Lodra të zhurmshme. Mbledhje e zhurmshme. Frymëmarrje e zhurmshme.
4. Që ka shumë zhurmë e rrëmujë; që është plot gjallëri nga lëvizjet e njerëzve, të makinave etj.; që gumëzhin, zhurmëmadh. Qytet i zhurmshëm. Rrugë e zhurmshme. Jetë e zhurmshme. Panair i zhurmshëm. Ditë të zhurmshme.
5. keq. Që bëhet qëllimisht me zhurmë e bujë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, zhurmëmadh. Deklarata (bisedime) të zhurmshme. Takim i zhurmshëm. Fushatë e zhurmshme.
6. Që bën bujë, i bujshëm. Fitore e zhurmshme.
✱Sin.: i zhurmët, i paqetë, i potershëm, zhurmues, gumzhitës, shurdhues, zhurmëmadh, zhurmëshumë, zhurmëplotë, zhurmëtar, i bujshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë