Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhugan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

STROKAQ
ZGJEBOSUR

ZGJEBÓSUR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë zgjebja, që ka zgjeben. Kafshë (bushtër) e zgjebosur. Dhi (dele) e zgjebosur. zbuar si qen të zgjebosur. Si mace të zgjebosura. Shtresë lëkurë delesh të zgjebosura. Kalë i zgjebosur. - Të mos tregohemi më as fodullë e as qerosë, as të zgjebosur dhe as me bishtin përpjetë. Dhinë e zgjebosur as qentë s’e hanë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur moleps gjithë kopenë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur ndahet nga shoqet. (fj. u.).
2. fig., përçm. I fëlliqur, i ndyrë dhe i veshur keq; që nuk ka fare vlerë. - Më të zgjebosur se i biri nuk më ka zënë syri deri më sot. Ka ca njerëzzgjebosur. Kishte mënjanë ca para të zgjebosura.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
Sin.: zgjebarak, zgjebanik, i zgjebur, i kromosur, kromash, zhugan, kërmë, i lebrosur, zhugë.
*Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf.

ZHUGAN

ZHUGÁN,~E mb., krahin. 1. I zgjebosur, zgjebarak. Njeri zhugan. Vajzë (grua) zhugane.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.