Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TUTËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me rrudha diçka, e rrudhos, e zhubros, e zhubravit, e bëj shuk, e mbledh shuk; e palos në një farë mënyre. I tutëloi rrobat (pantallonat). E tutëloi letrën dhe e hodhi në zjarr.
2. Ngatërroj, koklavit, përziej. Tutëloj flokët.
3. Shtyp dhe e bëj të butë diçka, e zbut, e zbruj. Tutëloj mollën (ftoin).
4. fig. Rrah shumë, ia zbut kurrizin, e zbruj së rrahuri, sqaq.
5. E mbuloj me diçka. E tutëloi zjarrin i hodhi hi përsipër.
✱Sin.: rrudhos, zhubros, zhubravit, mbledh, palos, ngatërroj, koklavit, përziej, shtyp, zbut, zbruj, sqaq, rrah, mbuloj.
ZHUBRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me zhubra, e mbush me zhubra; i prish hekurin një rrobe, e rrudh. E zhubrosi letrën me duar. E zhubrosi fundin (fustanin, këmishën). Mantelin prapa e kishte zhubrosur keq kur ishte ulur.
2. Rrudh ballin a lëkurën e fytyrës, të dorës etj. Hallet ia kishin zhubrosur fytyrën.
3. E bëj të valëzojë lehtë në sipërfaqen e ujit. Era e zhubrosi liqenin.
4. vet. v. III E than dhe e fishk, e mbledh, e rrudh (për bimët). Vapa e zhubrosi misrin. Era dhe acari ia kishin zhubrosur lëkurën lisit plak.
✱Sin.: zhubros, rrudh, rrudhos, palëzoj, zhubloj, zhubravit, zhaparit, rreshk, çallapatis, fishk, thaj, vyshk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë