Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËPÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të mëdha, me lule të bardha në të verdhë, që rritet në liqene, në ujëra të ndenjura etj.; lëkua. Lëpushë gjoli. Lule (fletë) lëpushe.
2. bot. Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe vezake e me push nga të dyja anët, me kërcell të lartë deri dy metra, që çel lule të verdha në tufë.
3. bot. Lloj lëpjete e hidhur me fletë të gjata e si të kuqërreme që rritet nëpër hendeqe e në vende me lagështirë dhe që nuk hahet; lëpjetë kali. Nuk është lëpjetë, po lëpushë.
4. Gjethe e madhe në trajtë llape. Lëpushat e duhanit.
5. Lëvorja e kallirit të misrit, llapushë. Lëpushat e misrit. I hoqi lëpushat kallirit.
6. bised. edhe mospërf. Lëpushkë2.
7. arb. Letër e shkruar. Mori një lëpushë nga djali.
✱Sin.: lëkua, bllore, xhefkë, zhokël, lëpushkë, shushël, lëpjetë, llapë, llapushë, kashtup, lëpushkë.
♦ E zgjati gjuhën si lëpushë (si *lëpjetë) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë