Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhigohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VURRATEM

VURRÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me vurrata, me vrajalëkurë, në fytyrë, në trup (nga plagët, nga goditjet etj.). U vurrata nga goditja. M’u vurrat lëkura. M’u vurrat fytyra (balli).
2. vetv. Ndotem duke u bërë me njolla balte, yndyre etj., përlyhem, përbaltem. M’u vurrat këmisha nga disa njolla yndyre. Më vurraten rrobat. Vurratem me baltë. U vurrata me yndyrë.
Sin.: njollosem, fëlliqem, ndyhem, zhyhem, përlyhem, zhgjyhem, zhigohem, vrugohem.

ZHIGMOHEM

ZHIGM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin. 1. vetv. Bëhem me tym a me blozë, zhigohem.
2. fig., vetv. Turpërohem, njollosem, damkosem. U zhigmua për pleqëri.
3. vetv., vet. v. III Zvirdhet (foshnja nga gjiri). Nuk zhigmohet foshnja një vit.
4. fig., vetv. mërzitet, më del nga zemra (dikush a diçka). Iu zhigmua shtëpia (puna). Iu zhigmua, se nuk sillej mirë.
5. pës. e ZHIGMÓJ.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.