Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhgardhinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHKARTINË

SHKARTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru që i ka hyrë krimbi. E preu atë shkartinë. Shkartinën do ta përdorte për zjarr.
2. Shtëpi e shkatërruar; zhgardhinë. E përdorte shkartinën si ahur. Nuk shihej me sy ajo shkartinë. Ndërtesa ishte kthyer në një shkartinë.
Sin.: shkatërrinë, karakatinë, harvallinë, gërmadhë, shkartinë.

SHKARTMË

SHKÁRTM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru i brejtur prej tenjës. Shkartmë e vjetër.
2. Shtëpi e shkatërruar, zhgardhinë. Kishte blerë një shkartmë.

ZHGARDHINË

ZHGARDHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru, zakonisht tra, që është brejtur nga tenja dhe thyhet shpejt.
2. Shtëpi e vjetër dhe e prishur, e hapur ngakatër anët, që është gati në të rënë; karakatinë, harvallinë, shpartallinë. Banonin në një zhgardhinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.