Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHGARAVÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkrim apo vizatim i bërë në mënyrë të shpejtë, të papërpunuar dhe të parregullt, që është e vështirë për t'u lexuar apo kuptuar. Shkruhej me një shkrim të çakërdisur si zhgaravinë. Për këto zhgaravina s’ka vend në apartamentin tonë - tha ajo njëherë. Në fletore kishte vetëm disa zhgaravina të pakuptimta.
2. keq. Njeri me fytyrë të shëmtuar a të shpërfytyruar. - Ç’merresh me atë zhgaravinë.
3. si mb., fig. Që është bërë me pak përkushtim ose pa estetikë; që është e paqartë ose e pavlerë. Pikturë zhgaravinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë