Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CIKNÓSUR (i, e) mb. 1. Që është ciknosur në fund të enës, që është djegur dhe ka marrë erë e shije të keqe (për gjellët e qumështin). Gjellë e ciknosur. Qumësht i ciknosur.
2. Që e ka mbuluar cikna dhe e ftohta e madhe; që ka zënë një cipë të hollë akulli, akullor. Katunde të ciknosura. Sipërfaqe e ciknosur.
3. Që është veshur me blozë, i shkrumbosur. Furnela gazi të ciknosura.
✱Sin.: i zhezhitur, shkrumbosur, i shkrumbuar.
PRÍSHUR (i, e) mb. 1. Që është rrëzuar përdhe, i rrënuar, i shembur, i shkatërruar. Shtëpi (urë) e prishur. Teneqe e prishur ka zë të gërvishtur. (fj. u.).
2. Që është dëmtuar sa nuk punon më; që ka dalë jashtë përdorimit. Orë (makinë) e prishur.
3. bised. I lënurur. Lesh i prishur.
4. Që ka pësuar humbje të mëdha, që është dëmtuar rëndë nga ana materiale ose ekonomike; i shkatërruar. Familje e prishur. Ekonomi e prishur.
5. I shfytyruar, i shtrembëruar; që ka marrë një pamje të egër, që shpreh inat e zemërim. Erdhi me fytyrë të prishur.
6. Që është kalbur, është qelbur e ka zënë erë të keqe. Mish i prishur.
7. Që s’mund të përdoret më si ushqim; i thartuar. Vezë e prishur. Ushqime të prishura. Qumësht i prishur.
8. Që ka pësuar një tronditje të fortë dhe duket si i çmendur; i çmendur. Njeri i prishur. Ishte gjysmë i prishur.
✱Sin.: i shembur, i rrënuar, i shkatërruar, i hallmuar, i zgafulluar, i dëmtuar, i çartur, i çartuar, i çatrafiluar, i shpërbërë, i shthurur, i çrregulluar, i shprishur, i shëmtuar, i shformuar, i shfytyruar, i zvetënuar, i përdhosur, i bastarduar, i degjeneruar, i vdjerrë, i ngërdheshur, i shtrembëruar, i kalbur, i qelbur, i thartuar, i tharmëtuar, i tharbëtuar, i mëllënkshur, i zjarrtisur, i dekompozuar, i prerë, i ndotur, i thyer, i shkrehur, e zhvirgjëruar, i rrëzuar, i zbërthyer, i shkallmuar, i shkalafitur, i zgafulluar, i hallakatur, çyryk, i batërdisur, themeldalë, i zhbërë, i dreqosur, garroq, i shpartalluar, i tharë, i handakosur, i shfrytëzuar, i shpenzuar, i harxhuar, i lëkundur, i tronditur, i çakorduar, i fshirë, i shuar, i djegur, i lënurur, i falimentuar, i çorganizuar, i përçudnuar, i shkapërderdhur, i shpleksur, i egër, i inatosur, i zemëruar, i shurdhuar, i zhezhitur, i mykur, i ronitur, i çyndyrosur, i çmendur, i shkalaveshur, kllukë, squkë.
♦ *Çorbë e prishur përb. *Gramafon i prishur tall. Me *gjak të prishur. E ka gojën të prishur (dikush) keq. shih e ka gojën të shthurur (dikush) keq. E kam mendjen të prishur më është turbulluar mendja, jam i hutuar, s’e kam mendjen në vend nga një tronditje, nga shqetësimi për dikë a për diçka etj.; m’u prish mendja. *Kambanë e prishur (e thyer) përb. Me *mendje të prishur. Me *nerva të prishur (të shkatërruar). *Vezë e prishur përb.
ZHEZHÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i djegur sa është ngjitur në fund të enës dhe ka marrë erë e shije të keqe (zakonisht për gjellët e për qumështin); i ciknosur. Gjellë e zhezhitur. Qumësht i zhezhitur.
2. Që mban erë të rëndë e të keqe (zakonisht ngaqë nuk është larë për shumë kohë). Shtëpi e zhezhitur. Njeri i zhezhitur.
3. Që është ndezur ndër vete, që është prishur pasi ka ndenjur pa u ajrosur; i mykur. Pleh i zhezhitur. Bereqet i zhezhitur.
✱Sin.: i ciknosur, i djegur, i ngjitur, i shkrumbuar, i ndezur, i prishur, i paajrosur, i mykur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë