Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GRÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Më hiqet një rrip a një copë nga rroba që kam veshur, pasi e kam kapur në diçka të mprehtë etj., çirrem, shqyhem. U gris në një gozhdë (në një ferrë). U gris daullja.
2. Gërvishtem, çirrem. U gris nëpër ferra.
3. vet. v. III Hahet një rrobë, këpuca etj. pak e nga pak, duke u përdorur për një kohë të gjatë. Iu grisën këpucët (çorapet, pantallonat). Nuk griset kurrë.
✱Sin.: çirrem, veldrohem, lënurem, zhvatem, shqyhem, rreckosem, leckosem, zhelohem, shkalafitem, shkafanjitem, shkalaveshem, gërvishtem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë