Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LECKAMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri i veshur me rroba të grisura, njeri i leckosur, rreckaman.
2. edhe fig. Njeri i varfër e i këputur, varfanjak.
✱Sin.: i leckosur, rreckaman, lafarak, rrjepacak, rrjepacuk, rrobagrisur, kaçul, zhelemadh, zhelan, zhelemel, zhelendyrë, zhelaman, zhabzhyrr, copëlan, varfanjak, zhvatarak.
ZHELÁN,~E mb., keq. 1. Që i ka rrobat zhele-zhele, i leckosur, leckaman; shumë i varfër. Fëmijë zhelanë. Lypës zhelan. Të rinj zhelanë. Grua zhelane. Një familje ciganësh zhelanë e ngrinte tendën pranë fshatit.
2. Shumë i varfër, i këputur, pa opinga në këmbë.
✱Sin.: leckaman, rreckaman, i leckosur, zarbanik, zhelemel, zhelaman, zhelemadh, zhelendyrë, barkjashtë, sukullar, spathok, lafarak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë