Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhelane”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CRULAKE

CRULÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajoështë leckosur; shumë e varfër, zhelane.
Sin.: e leckosura, leckamane, rreckamane.

LAFARAKE

LAFARÁK/E,~JA f. sh. ~A, ~AT 1. Ajoështë e veshur me rrobagrisura e të leckosura, leckamane, zhelane. Iu duk vetja si lafarakja e lagjes.
2. fig., mospërf. Ajoështë e pavlerë, ajo që nuk ka rëndësi (përdorej për të përshkruarvarfrat). Rrinte mes lafarakeve.
Sin.: rreckamane, e leckosur.

PANDLANE

PANDLÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Zhelane, leckamane.

RRECKAMANE

RRECKAMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajovesh rrobagrisura, që vesh rrecka. Rreckamane e ndrojtur.
2. fig. Ajoështë shumë e varfër, e këputur. Grup rreckamanesh.
Sin.: leckamane, zhelane, varfanjake.

ZHELAMANE

ZHELAMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Grua e veshur me zhele; leckamane, zhelane.

ZHELANE

ZHELÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Femër e veshur keq, me rrobat zhele-zhele; leckamane, rreckamane. - Sa zhelanekanë trokitur sot në derë? E shikonin me kureshtje zhelanen e bukur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.