Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhdukur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMONITE

AMONÍTE,~T f. sh. [AMONÍTË,~T m. sh.] zool. (lat. Ammionites) Cefalopodë grabitqarëzhdukur miliona vjetparë. Fosilet e amoniteve. Guaskat e amoniteve. Amonitelashta me guaskë spirale.

ANAMORFOZË

ANAMORFÓZ/Ë,~A f., fiz. 1. Një projeksion ose vizatim i shtrembëruarduket normal kur shikohet nga një pikë e caktuar ose me një pasqyrë ose me lentepërshtatshme.
2. bot. Zhvillimi i formave të prejardhura nga ato që janë zhdukur; shfytyrim jonormal gjatë zhvillimitbimës.

ANTISEPSË

ANTISÉPS/Ë,~A f. sh., mjek., farm. Përdorimi i antiseptikëve për të luftuar e për të zhdukur mikroorganizmatshkaktojnë një sëmundje a që infektojnë një organizëm. Kreu një antisepsëplotë. Mjet për një antisepsë. Rregullat e antisepsës. Lëndëpërdoret për antisepsë.

AUSTRALOPITEK

AUSTRALOPITÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Australopithecus) Lloj shimpanzeje e gjinisëzhdukur të hominidëve, i quajtur edhe majmuni jugor, që jetoi në Afrikë para rreth 4 milion vjetësh, ndërsa disa nga llojet e tij janë paraardhësit e parëgjinisë njerëzore.

BAKARISUR

BAKARÍSUR (i, e) mb., fig., keq. I degdisur, i zhdukur, i treturdhelargët; i shporrur. Fëmijëbakarisur.

Sin.: i degdisur, i zhdukur, i tretur, i shporrur.

BAR

BAR,~III m. sh. ~NA, ~NAT 1. farm. Lëndë e përgatitur posaçërisht për mjekimin a për parandalimin e një sëmundjeje ose për shërimin e një plage, ilaç; bimë ose pjesë e një bime e përgatitur në një mënyrëcaktuar, që përdoret për mjekime. Bar qetësues (mjekues, nxitës). Bar i hidhur. Bar pluhur (me kokrra). Bar kundër gripit (kundër helmimit). Bar plakash mjekim popullor. Recetë barnash. Shishe me bar. Pi barin. I jap një bar. Bar djegieje mjekim popullor i bërë me vezë, me vaj e me lëng gëlqerejekulluar, që përdoret për të lyer plagë të djegieve etj.
2. Lëndë kimike, zakonisht helmuese ose me erë të keqe, që përdoret për të zhdukur a për të larguar insektet dhe kafshët e dëmshme. Bar mole (lëkurësh) naftalinë. Bar pleshtash. Bar tartabiqesh. Bar morri. Bar miu (minjsh).
3. euf. Lëndë narkotike, marihuanë etj.
4. fig. Mjet a mënyrëndihmon për të kapërcyer një fatkeqësi, për të dalë nga një e keqe a vështirësi ose për të harruar një hidhërim etj. Kërkon barin. Ia gjeti barin. S'ka bar për këtë.
Bar (ilaç) i hidhur diçka e vështirë a e pakëndshme, por e dobishme. Ia gjeti barin (ilaçin) (diçkaje) zbuloi mënyrën a rrugën se si ta zgjidhë një çështje a ta mbarojë një punë, tashti e di si të bëjë; gjeti zgjidhjen e përshtatshme për diçka; ia gjeti melhemin; ia gjeti çelësin; ia gjeti çaren. E hëngri barin e peshkut (dikush) keq. u gënjye, u mashtrua, e pësoi keq; e gjeti kokën e kandilit; e hëngri qafën e patës.dhënça barin e miut! mallk. vdeksh! S’të jep as barin e zgjebes (dikush) keq. është shumë dorështrënguar, s’të jep as gur të çash kokën. S’ka bar (ilaç) (për dikë a për diçka) nuk ka mjet a mënyrë për ta mbrojtur dikë; nuk mundndreqet a të përmirësohet; nuk ka mjet a mënyrë për ta zgjidhur diçka.

BDARUR

BDÁRUR (i, e) mb., vjet. I humbur, i bjerrë i zhdukur. Gjuhë e bdarur.

BINA

BINÁ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. 1. Ndërtesë; themeli i një ndërtesë. Bina e madhe (dykatëshe). Bina anijeje. Bina metalike. E madhe sa një bina. Ngriti një bina. Hodhi binanë. Ndreqi binanë. Ikën gegët e më lanë, / Më ra përsipër dovleti, / Do të më shuajë binanë. (folk.). Binaja s’mbahet pa shtylla. (fj. u.). Binaja e madhe e ka rrezikun në të rrëzuar. (fj. u.).
2. fig., mospërf. Njeri a kafshë me trupmadh; send shumë i madh. Alamet binaje! More djalë, more bina, / Nusja merret me sevda. (folk.).
3. përmb., bised. Bijtë e bijat, të gjithë fëmijët, vegjëlia; pasardhësit e një njeriu. Baba pa bina.
Sin.: vogëli, vegjëli, vogëlim, foshnjëri, cullni, pasardhësi.
Bina e madhe keq. njeri me trup shumëtrashë e me barkfryrë; dikush që ha shumë; fuçi birre tall. S’i duket (s’i gjendet) binaja (dikujt a diçkaje) bised. është zhdukur fare, nuk e gjengjëkundi; u zhduk (humbi) pa lënë gjurmë (dikush a diçka). Ia ndreqi binanë (dikujt) shih ia ndreqi samarin (dikujt) bised. shuan binanë (dikush) shih shuan (të fik) derën (dikush). U shoftë me bina! mallk. u shfarostë me gjithçka!, mos i mbettë asnjë gjurmë!

DALËFARE

DALËFÁRE (i, e) mb. 1. Që nuk ka asnjë pasardhës (për familjen, fisin etj.), i shkretë. Shtëpi (fis) i dalëfare. Vatër e dalëfare.
2. Që s’gjendetnga ai lloj (për bimë, kafshë etj.); i zhdukur, i shfarosur, i humbur. Mollë (dardhë) e dalëfare.
Sin.: i shuar, i shfarosur, i humbur.

DHËMBËMADH

DHËMBËMÁDH,~E mb. 1. Që i ka dhëmbëtmëdhenj, që është me dhëmbëmëdhenj; kund. dhëmbëvogël. Peshkaqeni i zhdukur dhëmbëmadh. Krehër dhëmbëmadh.
2. si em. Ai që i ka dhëmbëtmëdhenj. Po sikur përbindëshijetë dhëmbëmadhi që ke frikë?

ELIMINUAR
FARË

FÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr drithi ose e bimëvetjera, që zhvillohet nga pllenimi i lules dhemundmbillet për të riprodhuar një bimë; bërthama e disa frutavepërdoret për t’u mbjellë; secila nga kokrrat e fortandodhentulin e lëngshëmdisa frutave e perimeve. Farë e veshur. Fara luledielli. Farat e fikut. Riprodhim me farë. Fuqia mbirëse e farës.
2. përmb. Kokrrat më të mira e të zgjedhuradrithërave, të perimeve etj., që përdoren për të mbjellë. Farë e zgjedhur. Farë vendi. Farë misri (gruri). Farë liri bot. (lat. Linum usitatissimum), përdoret si ushqim, me përmbajtjelartëfibra, acide yndyrore omega dhe antioksidantë. Ruaj për farë.
3. sh. ~ËRA, ~ËRAT Llojendryshme kokrrashzgjedhura bimëshpërdoren për t'i mbjellë. Farëra vajore. Koleksion farërash.
4. zool. Veza e disa kandrrave ose e disa kafshëve, nga e cila zhvillohet larva. Fara e krimbitmëndafshit. Farë peshku.
5. bised. Spermë. Farë mashkulli. Organi i farës.
6. bot. Vezore e pllenuar. Vezorja bëhet farë.
7. Lëndë organike që e bën diçkatharmëtohet ose të ngjizet dhepërdoret për të zënë kos, djathë a brumë; tharm. Farë kosi. Farë buke (brumi) tharm. Farë djathi. Zë me farë.
8. fig. Diçkashërben si burim e si shkak për lindjen e zhvillimin e një ndjenje, të një ngjarjeje etj., spica. Fara e dyshimit. Fara e tradhtisë. Fara e kryengritjes.
9. përmb. Grup njerëzishkanë lidhje gjaku nga babai; pasardhës, pinjoll. Farë e shtueshme. Me soj e me farë me gjithë farefisin. I humbi fara. Mos lëntë farë pas! mallk.
10. përmb. Grup njerëzish të një kombi a të një race. Farë shqiptare. Fara më e vjetërbotë.
11. Tërësia e qenieve, e sendeve ose e dukurivekanë tiparepërbashkëta dhe dallohen nga qeniet, sendet ose dukuritë e tjera; lloj. Janë të një fare. Gjendetdisa farë. Farët e fjalive (gjuh.).
Sin.: farëz, bërthamë, tharm, vezë, spermë, spicë, soj, rod, rasat, markë, lloj, racë.
Si *ara e fara mospërf. As farë e as fis, as degë e as lis pa asnjë lidhje gjaku, pa lidhje farefisnore; preshkosh e farë ndarë; jam (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë). Ka dalë farë. 1. (diçka). Është shfarosur krejt, është zhdukur, s’gjen asgjë prej saj; i humbi (iu shua) fara (diçkaje). 2. (dikush). Ka humbur vetitë më të mirakarakterit, ka humbur cilësitë e njeriutmirë, s’ështëashtu i mirë si ka qenë a si duhetjetë njeriu. Me *farë e me fis. Pa *farë e pa fis. Farë e keqe përb. njeri i keq, i pandreqshëm, që dëmtontjerët; keqbërës; bimë e keqe; pjellë e keqe (e shejtanit); kund. farë e mirë. Farë kungulli dikush a diçkashtohet shumë, që shumohet shpejt e përhapet gjithandej. Farë e mirë njeri me vetimira morale, njeri i mirë, që s’i bën keq askujt; kund. farë e keqe. E hedh farën në *lumë (dikush). E hedh farën në *shkëmb (dikush). E hedh farën në *ujë (dikush). I humbi (iu shua) fara (dikujt a diçkaje) s’gjendet asgjëkundi; u zhduk fare; u shfaros; ka dalë fare (dikush a diçka); humbi si fasuljavegsh (dikush a diçka). Ia humbi (ia shoi) farën (dikujt a diçkaje) e zhduku me rrënjë, e shfarosi dikë a diçka; e nxori (e qiti) fare (dikë a diçka). (Është) me dy faramajë (dikush) mospërf. është shumë mendjelehtë e i papjekur, ka fare pak mendkokë; është i lehtë nga mendja; nuk ka (as) pesë (as dy) para mend; karafil nga mendja tall. këtë farë feje kështu, në këtë mënyrë, kësodore. *Kungull (trangull) pa fara tall. Mbill (hidh) farë e korr farë. 1. Është tokë jopjellore, është tokë ku s’bëhet bereqeti. 2. Nuk nxjerr ndonjë fitim dikush nga një veprim a nga ndonjë punë tjetër; sa jep merr. E nxori (e qiti) fare (dikë a diçka) e shfarosi, e zhduku krejt, sa s’i gjendetasgjë a as një njeri; ia humbi (ia shoi) farën (dikujt a diçkaje). As një për farë asgjë, as një thërrime ose as edhe vetëm një të paktën; as një send ose as një njeri i vetëm nga ata që ishin; asnjë për be. *Preshkosh e farë ndarë iron. Me *rrënjë e me farë. I shkon për farë (dikujt) kështu e ka pasur zakon (për sjelljen etj.); e ka të trashëguar; e ka për fis. *Trangull pa fara tall. Ia treti farën (dikujt) keq. shih e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut (dikë).

FIRAR
FIRAR

FIRÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që nuk është më i gjallë, i zhdukur; i arratisur. Kërkoj firarët.
2. Kusar i maleve; cub; kaçak. Doli firarmale.

FLAKË

FLÁKË ndajf. Shumë; menjëherë. Flakë i kuq (i ri). I ndezi zemrat flakë. E mori flakë.
Sin.: shumë, krejt, menjëherë.
Flakadjeg, prushingroh fj. u. mbështetu te diçkaështë e qëndrueshme dhe jo të diçkakalon shpejt. U flakëfytyrë (dikush) u skuq shumë nga turpi, nga zemërimi etj.; u turpërua shumë; u nxeh keq; u specfytyrë; u prushfytyrë; u lulëkuqefytyrë; mori flakë. U *tym e flakë (dikush). E bëri *tym e flakë (diçka). rëntë flaka! mallk. u djegsh!; u përvëlofsh! I ra flaka (diçkaje). 1. Nuk gjendet gjëkundi, është mbaruar e tëra e s’ka fare, është zhdukur krejt; i ra flama; i ra murtaja. 2. Është zhdukur krejt, është shkatërruar fare, ka mbaruar, ka marrë fund; i ra zjarri. I doli flaka (diçkaje) u zbulua, u mor vesh ngagjithë, nuk është më e fshehtë; i doli tymi; i doli (i ra) era; dolishesh (diçka). del flakë nga koka shih del tym nga koka. digjet zemra flakë (për diçka) kam dëshirëflaktë për diçka, përvëlohem për të. *Fill e flakë. Flakë për (më) flakë çast; menjëherë me diçka tjetër, po në atë çast; fill e flakë; në flakëpushkës (të agzotit); zjarr për zjarr; aty për aty. Flakë kashte vrull që nuk mban për një kohëgjatë; nismë që nuk zgjat shumë; diçka e përkohshme, që shuhet a që harrohet shpejt; zjarr kashte. flakëpushkës (të agzotit) me shpejtësi shumëmadhe, shumë shpejt; menjëherë, në çast; flakë për (më) flakë; fill e flakë; zjarr për zjarr; aty për aty. Fut flakën (dikush) ndez sherrin, fut grindjen diku; përçan njerëzit; fut zjarrin; i hedh benzinë zjarrit. Hidhetflakë (dikush) bën diçkarrezikshme, vepron pa përfillur fare rrezikun e madh, turret me guxim për dikë a për diçka; hidhet zjarr. Është flakë e zjarr (dikush). 1. Është shumë i gjallë e i shkathët, është shumë i hedhur, është zhivë; jepet me shpirt pas dikujt a pas diçkaje; është zjarr e flakë.2. Është i rrëmbyer, nuk e përmban veten; është gjaknxehtë e shumë i ashpërsjellje; (është) zjarr e flakë. Është flakë e gjallë (dikush) shih është flakë e zjarr (dikush). Është *zjarr e flakë (dikush). I dha flakë (diçkaje) shih i dha zjarr (diçkaje). E ka zemrën flakë (dikush) shih e ka zemrën zjarr (dikush). Mori flakë. 1. (diçka). Mori hov e po zhvillohet shpejt, u rritkulm, u ndez; mori zjarr. 2. (dikush). U zemërua e u nxeh menjëherë, shpërtheu nga zemërimi, u inatos shpejt; u flakë (në fytyrë). Kur mori flaka *çatinë. Më mori flakë shpirti u ndeza nga një ndjenjë e fuqishme, jam në një gjendjengritur shpirtërore; m’u ndez zemra; m’u dogj (m’u përvëlua, m’u zhurit) shpirti. Ia ndez *zemrën (flakë) (dikujt). ndizet *zemra (flakë) (për dikë). Shuaj flakën ndal një sherr a fashit një gjendjeacaruar keq, e zbut a e ndal një grindje. I vuri flakën (diçkaje). 1. E ndezi; e dogji; i vuri zjarrin; i vuri fitilin; i vuri benzinën. 2. E la, e braktisi pa çarë kokën se do të shkatërrohet; e la në mëshirëfatit; i kalli (i futi) flamën.

GJALLË

GJÁLLË (i, e)I mb. 1. Që ka aftësinëshkëmbejë lëndët me botën e jashtme dheshumëzohet, që ka jetë, që i përket botës shtazore a bimore. Krijesë e gjallë. Qenie e gjallë. Organizëm i gjallë. Gjë e gjallë çdo qeniejeton; bagëti, kafshë shtëpiake. Natyra (bota) e gjallë bimët, kafshët dhe njerëzit.
2.jeton, që nuk ka vdekur, nuk ka ngordhur a nuk është tharë; kund. i vdekur; i ngordhur. Njeri i gjallë. Bimëgjalla. Nuk e la të gjallë e vrau a e mbyti. S’u (nuk u ndie) i gjallë nuk u ndie fare, nuk e hapi gojën; nuk lëvizi fare nga vendi; humbi, nuk dihet se ç’u , nuk u dëgjua më për të. S’ka njerigjallë (diku) s’ka asnjeri, s’pipëtin njeri; s’i ka thënë njeriugjallë s’i ka thënë askujt.
3.është i përbërë prej njerëzish ose prej kafshësh a bimësh. Gardh i gjallë gardh prej shkurreshmbjella dendur; varg njerëzishngjeshur njëri pranë tjetrit. Forcat e gjalla njerëzit dhe kafshëtpërdoren në një punë ose në luftë (të dalluara nga mjetet teknike). Inventari i gjallë kafshët e punës dhe bagëtitëjapin prodhime. Kënd i gjallë vend i posaçëm në një shkollë, ku mbahen kafshë dhe shpendë për qëllime mësimore.
4. Që ka një veprimtaridendur e të vazhdueshme, që është plot veprim e lëvizje; që bëhet a që zhvillohet me gjallëri. Jetë e gjallë. Qytet i gjallë. Bisedë e gjallë.
5.ështëpërdorim, që vijonpërdoret a të veprojë, që nuk është zhdukur a nuk është shuar; që nuk është harruar a nuk shlyer. Gjuhë e gjallë. Fjalë e gjallë. Vullkan i gjallë. Plagë e gjallë plagë e pambyllur. Përshtypje e gjallë. E kamgjallëkujtesë.
Sin.: frymor, organik, i gjallshëm, i paharruar.
S’bëhet i gjallë (dikush). 1. Nuk flet, nuk ndihet fare; nuk lëviz fare nga vendi, tulatet, ngrin; s’e hap gojën; humbet nën lëkurë; s’bën gëk (as gëk as mëk). 2. Zhduket e humbet, nuk dihet se ku ka shkuar e ç’u , nuk jep shenjë ku është; nuk dëgjohet më për të; nuk duket atëherë kur e kërkon a kur duhet. *Enciklopedi e gjallë bised. E futi (e vuri, e shtiu) në *dhe (për së gjalli), të gjallë. E futi (e vuri) të gjallëvarr (në dhe) (dikë) e mundoi shumë duke e trajtuar keq, e sfiliti; e çoi drejt vdekjes, e zhduku; e hëngrigjallë; e futi (e vuri) për së gjallivarr (në dhe); ia mori shpirtin (dikujt); ia nxiu (ia nxirosi) jetën (dikujt). E futi (e vuri, e shtiu) në *varr për së gjalli (të gjallë) (dikë). *Gjë e gjallë përb. E hëngrigjallë (dikë) e mundoi shumë dikë, s’e la të qetë gjithë jetën; e mërziti shumë me grindje, me sharje, me kërkesa etj., duke u sjellë keq me të; e përpiugjallë; ia mori shpirtin (dikujt); ia nxiu (ia nxirosi) jetën (dikujt); e futi (e vuri) të gjallëvarr (në dhe). Është *flakë e gjallë (dikush). E kamgjallë (dikë a diçka) e kujtoj shumë mirë sikur e kam përpara ose sikur ka ndodhur sot para meje; e kam para syve; më del para syve. *Kufomë e gjallë. Më mbangjallë. 1. (dikush a diçka). Më jep jetë e forcë, nuk më lë të ligështohem. 2. (dikush). Nuk më harron, nuk më nxjerr nga mendja e nga zemra, më kujton vazhdimisht me shumë dashuri. E mbaj *të gjallë (dikë a diçka) shih e mbaj gjallë2 (dikë a diçka). E nxjerr në *rrasëgjallë (dikush). E përpiugjallë (dikë) e mbyti me fjalë, me grindje, me sharje etj.; i dha shumë goditje; e përlau dhe e zhduku; e hëngrigjallë; i mori frymën (dikujt). E piugjallë (dikë) i mori gjithçka, e zhvati, nuk i la gjë prej gjëje; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën; e la me rrobat e trupit. *Prush i gjallë. *Qime e gjallë. E rropigjallë (dikë). 1. E rrahu keqas, e zhdëpi; e bëri lëkurë (për në lëkurë); ia mori shpirtin (dikujt). 2. Ia morigjitha, e zhveshi nga çdo gjë, ia zhvati pa mëshirë, s’i la asgjë; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën (dikujt). 3. E lodhi dhe e mundoi jashtë mase dikë, e shfrytëzoi keq, e stërmundoi; ia mori shpirtin (dikujt). Rron (edhe) në *rrasëgjallë (dikush).

GJEJ

GJE/J vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E zbuloj atë që ka humbur a që është zhdukur, që është fshehur a që është mbuluar; kund. humb, humbas. E gjeti librin. E gjeti poshtë krevatit. E kërkova, po s'e gjeta. Gjej rrugën nëpër errësirë.
2. E ndesh rastësisht dikë a diçka; hasdiçka zakonishtpapritur; shtiedorë rastësisht; vë re atë që po e kërkoja. Gjeti një kuletë. Gjej emrinlistë. Nuk i kam gjeturrrugë i kam siguruar me punë e me mundim. Gjeta përkrahje. Gjen gabimet e shtypit. Nuk gjej fjalë ta shpreh.
3. Arrijkem atë që më duhet a që më duket më i përshtatshëm. Gjeta punë. Kanë gjetur shoku-shokun. Gjeti një gruamirë. Gjeti ngjyrën që i pëlqen. Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.) Kush kërkon, gjen (fj. u.).
4. Arrijshfrytëzoj një pjesëkohës a të mundësivekam për të bërë diçka tjetër. Nuk gjeti kohën e duhur. S'gjen dot një minutë edhe për këtë? E gjeti rastin.
5. Përcaktoj diçka, zgjidh ose i bie në të pasi e mendoj. Gjej zgjidhjen (përfundimin). Gjej pjesët e një fjale. Gjej rrënjën katrore të një numri. Gjej një gjëegjëzë. Gjeje sa janë (sa bëjnë)! Gjeje kush ma ka thënë!
6. E zbuloj diçka pas kërkimesh e studimesh të veçanta; bëj një zbulim; shpik; zbuloj mënyrën a mjetin për të bërë diçka (edhenjësi frazeologjike). Gjetën naftë (mineral). Gjej një gjëegjëzë. Ia gjeti anën (shtegun) (fig.). Gjejvërtetën. Ia gjeti ilaçin (fig.) Ia gjeti verigën (rrëfanën) (diçkaje). Ia gjeti vidhat (telat) (dikujt).
7. E zë diku ose e takoj në një gjendjecaktuar; e kap diku; e kap. E gjeta shëndoshë e mirështëpi. E gjetigjumë (edhe fig.). I gjeti librat rrëmujë. Mirë ju gjetsha! përshëndetje kur largohemi nga një vend, në të cilin do të kthehemi përsëri. Mirë se ju gjejmë! përshëndetje kur vijmë a hyjmë diku.
8.vjen a më ndodh një e keqe, pësoj (edhenjësi frazeologjike). E gjeti belaja. Gjeta belanë (me dikë a me diçka). Ç’e gjetishkretin! I gjeti mushka drutë (fig.). E gjeti si breshka te nallbani.
9. Vlerësoj, e quaj. E gjetënarsyeshme. E gjetiudhës (iron.) nuk qëlloi në atë që duhet, që është më i përshtatshëm ose më i mirë. Gjete çfarë të na thuash! Gjete kujt t’ia japësh!
10. E kam si veti a si aftësi dhe e shfaq kur duhet. Gjen guxim. Ku e gjen ai këtëdrejtë?!
11. E kërkoj si përligjje për diçkapadrejtë a të parregullt; kërkoj a pres rastin për t’i bërë dikujt një të keqe a për t’i zbuluar anën e dobët. Gjen shkak. I gjeti pikën e dobët.
12. Ndiej, përjetoj diçka; bie në një gjendjecaktuar; dëshiroj shumë; më pëlqen. Gjej kënaqësi. Ku ta gjejvij edhe unë.
13. I shkoj pas mendjes a pas shijes dikujt; merrem vesh me dikë (edhenjësi frazeologjike). E gjeti fjalën (me dikë). Ia gjeti zemrën. I kanë gjetur telat bashkë. Kanë gjetur gjuhëpërbashkët. Gjeti mendja mendjen. Ka gjetur rasa vegshin (keq.). Ka gjetur tenxherja kapakun (keq.). Gjejmë një emëruespërbashkët i sheshojmë, i rrafshojmë gjërat; biem në një mendim. Ia gjej fillin diçkaje ia gjej shkakun, burimin diçkaje.
13. etnogr. I drejtohem dikujt për të ngritur një dolli, duke thënë një urim.kam gjetur me dy shëndete! Ti që më ke gjetur mua, të gjettë e mira!
14. vet. v. III Përdoret me emra prejfoljorë dhebashku shprehin kuptimin e një veprimi. Gjen zbatim zbatohet. Gjen shpëtim shpëton. Gjen përhapje përhapet. Gjen përkrahje përkrahet. Gjen vdekjen vdes. Gjen mishërim mishërohet. Gjen strehim strehohet. Gjen pëlqim pëlqehet.
Sin.: zbuloj, ndesh, has, pikas, siguroj, rregulloj, përcaktoj, sajoj, zë, shoh, quaj, kam, nxjerr, pres.
Si bëri* e gjeti (dikush). Ka gjetur Amerikën (dikush) iron. ka rënë në një gjendje shumëmirë ekonomike, ështëbollëk e s’ka më halle. Ia gjej *anën (diçkaje). S’ia gjej (dot) *anën (diçkaje). Ia gjeti barin (ilaçin) (diçkaje). Gjeta *belanë. gjeti (më polli, më ndezi) *belaja (me dikë). Gjen pa bën (dikush) keq. shih gjen shesh e bën përshesh (dikush). Ia gjej burgjitë (*vidhat). Ia gjej *burmat (dikujt). Ia gjeti *cekën (dikujt). Ia gjeti *çaren (diçkaje) vjet. Gjej një *të çarë. Ia gjeta *çelën (diçkaje). Ia gjej çelësin (dikujt a diçkaje). Ia gjeti *damarin (dikujt). Gjeti *dengu dengun keq. Gjej *derman. Ia gjeti *ditën (dikujt). S’e gjen në të gjithë *dheun (dikë a diçka). Ia gjej *fillin (diçkaje). S’ia gjej (dot) *fillin (diçkaje). E gjej *fjalën (me dikë). Gjen (bën, ngre, zë) *fole (diçka). I gjej (i nxjerr) *fundin (diçkaje). E gjeti *gremçin (për diçka). I gjej *gjurmët (dikujt a diçkaje). Gjeti *hazinenë (dikush). Ia gjeti ilaçin (*barin) (diçkaje). Nuk gjen as për *ilaç (diçka). Gjeti (zuri) *karar (dikush a diçka). S’i gjehet *karari (dikujt a diçkaje). Nuk ia gjen (dot) *këmbët (dikujt). Ç’*kërkoi e gjeti (dikush). Ia gjeti *kleçkën (dikujt). Ia gjeti *melhemin (diçkaje) vjet. E gjen *mendjen (dikush). Gjeti *mendja mendjen. Ma gjeti *midenë (dikush a diçka). gjettë *e mira! ur. E gjetsh nga mos e pandehsh! mallk. e pësofsh keq dhe nga nuk e pret!, të gjettë e keqja pa e ditur e papritur! I gjetën *pipëzat (pipat) (njëri me tjetrin). E gjej me *qiri (dikë a diçka). Ka gjetur ndonjë *qyp (dikush) tall. Ia gjej *rrëfanën (diçkaje). I gjej *rrënjët (diçkaje). E gjen *rrugën (udhën) (dikush). Si e gjete *rrugën? shaka. Gjeti *sebep (dikush) keq. Gjen *strehë (dikush a diçka). Ia gjeti *shtegun (dikujt a diçkaje). Ia gjen *shtegun (diçkaje). M’i gjeti (m’i preku) *telat (dikush). I gjetën *telat (me njëri-tjetrin). E gjej (e shoh, e quaj) *të udhës (diçka). Gjeti *ustanë (dikush). Ia gjeti *vaun (dikujt). Ia gjej *veglën (diçkaje a dikujt). Ia gjej *vjegën (verigën) (diçkaje). Gjen *vend. E gjeti *vendin (dikush) mospërf. Ia gjeti *vendin (diçkaje). E gjej me *vend (diçka). Gjen *verigë (për diçka). Ia gjeti verigën (*vjegën). E gjej *veten Ia gjej *vidhat (burgjitë) (dikujt a diçkaje). I gjeti një *yçkël (dikujt). Ma gjeti *zemrën (dikuh). E gjeti *zotin (puna).

GJYMTISUR

GJYMTÍSUR (i, e) mb. I shfarosur; i shuar. Fshat i gjymtisur.
Sin.: i shfarosur, i shuar, i asgjësuar, i shuar, i zhdukur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.