Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ZHDRIVILL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Çmbështillet, shprishet, zhdridhet, a shthuret diçka. U zhdrivillua lëmshi. Iu zhdrivilluan gërshetat.
2. vetv. Përdridhem; lëviz duke bërë dredha të shumta.
3. vetv. Bëhem më i zhdërvjellët, shkathem, shkathtësohem. Është zhdrivilluar djali.
4. vetv.Zhvillohet, shtjellohet (diçka).
5. pës. e ZHDRIVILLÓJ.
✱Sin.: zhdërvillem, shtjellohet, zhvillohet.
ZHDRIVILLÚAR (i, e) mb. 1. Që është zhdrivilluar. Lëmsh i zhdrivilluar. Vajzë (grua, nuse) e zhdrivilluar. Mendje e zhdrivilluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë