Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHDRIVILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zhdërvjell; shthur, prish. Zhdrivilloi lëmshin (gërshetin). I zhdrivillon trikot e leshit.
2. fig. Zhvilloj, shtjelloj (një mësim, një temë etj.) Zhdrivilloj mësimin. Zhdrivillojmë mendimin tonë mbi këtë pyetje me pak fjalë. Lypset domosdo që t’i zhdrivillojmë pak më gjatë mendimet tona. Një përkufizim më të plotë do ta zhdrivillojmë me hollësi.
✱Sin.: zhdërvjell, shtjelloj, zhvilloj.
ZHDËRV/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. 1. Çmbështjell, shprish një lëmsh a diçka tjetër të ngatërruar, zhdredh; kund. dredh, përdredh. Zhdërvjell lëmshin. Zhdërvjell perin (fillin).
2. Shthur; kund. thur, end. Zhdërvjell gërshetin.
3. E bëj me të shkathët nga trupi, e bëj të zhdërvjellët; e shkath, zhdrivilloj. Zhdërvjell trupin (muskujt).
4. fig. E zhvilloj dhe e bëj më të shkathët nga mendja; e bëj që t'i kapë e t'i zgjidhë gjërat më shpejt, të veprojë me shkathtësi e me lehtësi, e bëj të zhdërvjellët; shkathtësoj. Zhdërvjell trurin. Zhdërvjell mendjen. E zhdërvolli më shumë qenia me të tjerët në shkollë.
✱Sin.: çmbështjell, shprish, zhdredh, shthur, zhdërjend, zhdrivilloj, zhdërvjelltësoj, shkath, shkathtësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë