Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhdridhem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHDRIDHEM

ZHDRÍDHEM jovep., ZHDRÓDHA (u), ZHDRÉDHUR 1. vetv., vet. v. III Shthuret, shprishet vetë (për diçkathurur a të dredhur); shpërdridhet. Litari u zhdrodh.
2. vetv. Kthehem menjëherë mbrapsht ose në një anë tjetër. Ai shkon duke u zhdredhur derisa humbet nga sytë e tyre. Zhdridhet e përdridhet. (fj. u).
3. fig., vetv., vet. v. III Prishet, merr një drejtim tjetër. Puna u zhdrodh keq. Dredha do të zhdridhet, rrjedha do të rrjedhë. (fj. u). Për darsëm vallen hidhe e hidhe, po mos e përdridh, se zhdridhet. (fj. u).
4. pës., vet. v. III e ZHDREDH.
Sin.: shprishet, shthuret, çmbështillet, kthehet, ndryshohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.