Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKATHËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të shkathët, shkathtësoj. E shkathëtoi puna. I shkathoi fëmijët.
✱Sin.: shkath, shkathtësoj, zhdërvjell, zhdërvjelltësoj, shkrydh, shpërdhij.
ZHDËRV/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. 1. Çmbështjell, shprish një lëmsh a diçka tjetër të ngatërruar, zhdredh; kund. dredh, përdredh. Zhdërvjell lëmshin. Zhdërvjell perin (fillin).
2. Shthur; kund. thur, end. Zhdërvjell gërshetin.
3. E bëj me të shkathët nga trupi, e bëj të zhdërvjellët; e shkath, zhdrivilloj. Zhdërvjell trupin (muskujt).
4. fig. E zhvilloj dhe e bëj më të shkathët nga mendja; e bëj që t'i kapë e t'i zgjidhë gjërat më shpejt, të veprojë me shkathtësi e me lehtësi, e bëj të zhdërvjellët; shkathtësoj. Zhdërvjell trurin. Zhdërvjell mendjen. E zhdërvolli më shumë qenia me të tjerët në shkollë.
✱Sin.: çmbështjell, shprish, zhdredh, shthur, zhdërjend, zhdrivilloj, zhdërvjelltësoj, shkath, shkathtësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë