Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhdërvjelltësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DALLËNDYSHE

DALLËNDÝSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Hirundino rustica) Zog shtegtar i vogël sa trumcaku, me krahëmprehtë, me bishtbigëzuar si gërshërë e me sqephollë, që fluturon shpejt e me zhdërvjelltësimadhe dhe e bën folenë zakonisht nën strehët e ndërtesave. Foleja e dallëndyshes. Erdhën dallëndyshet. Dallëndyshet janë lajmëtaret e pranverës. Me një dallëndyshe (me një lule) s’vjen pranvera (behari). (fj.u.). Bar dallëndysheje (bot.). E vogël dallëndyshja, po punën e bënmadhe. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekëtij shpendi. Dallëndyshe bishtbardhë (lat. Delichon urbica) dallëndyshe me pupla ngjyrë blu në të zezë dhe me ngjyrëbardhë. Dallëndyshe bishtgërshërë (lat. Hirundo rustica) zog shtegtar, që ndërton folenë me baltë e me bar pranë mjediseve ku jeton njeriu, në hambarë etj. dhe ushqehet me insektekap gjatë fluturimit; dallëndyshja e hambarit. Dallëndyshe e brigjeve (lat. Riparia riparia) dallëndyshe me pupla ngjyrë kafekurriz, me barkbardhë dhe me një brezerrët te gjoksi, që ndërton folenëtunele pranë brigjeve natyrorerërës. Dallëndyshe nate (lat. Caprimulgus europaeus) lloj dallëndysheje që e fillon lëvizjenerrësirëplotë e fluturon me shkathtësi për të gjuajtur insekte me të cilat ushqehet.
3. Pjesë e avlëmendit, e ndarë si bigë, që shërben për të mbajtur varur lisat e pëlhurës.
4. Kunj i vogël drurilidh dorezën e parmendës me shtizën.
5. Pjesa e butë e thundrëskalit.
Dallëndyshja e parë shenja e parë e diçkaje që do të vijë me shumicë; ai që çan i pari drejt diçkaje të re a paknjohur. *Qumësht dallëndysheje. *Zog dallëndysheje.

MENÇURI
PAZHDËRVJELLTË

PAZHDËRVJÉLLTË (i e) mb. Që s’ka zhdërvjelltësi (lëvizje etj.); kund. i zhdërvjelltë.

PAZHDËRVJELLTËSI

PAZHDËRVJELLTËSÍ,~A f. qenët i pazhdërvjelltë a i ngathët; mungesë shkathtësie a zhdërvjelltësie; kund. zhdërvjelltësi.

RËNDË

RË́NDË (i, e) mb. 1. Që ka peshëmadhe, që rëndon shumë; kund. i lehtë. Gur (dru) i rëndë. Arkë e rëndë. Thes (dollap) i rëndë. Trup i rëndë. Këpucë (çizme) të rënda. Ngarkesa (pesha) të rënda. Bëhet i rëndë rëndohet, peshon shumë. Peshë e rëndë (sport.) ndarje ku bëjnë pjesë sportistëpeshojnë nga 90 deri 110 kg (në mundje e në ngritje peshash) dhe 81 kg e lart (në boks). Guri është i rëndëvend të vet (fj. u.).

2. tek., usht. Që ka përmasamëdha e fuqimadhe; që shërben për të mbartur ngarkesamëdha (për mjetet e transportit); që ka forcë goditësemadhe dhe armatimfuqishëm; kund. i lehtë. Makina (plugje) të rënda. Traktor i rëndë. Industri e rëndë. Artileri e rëndë. Top (mitraloz) i rëndë. Tank i rëndë. Bombardues i rëndë. Këmbësori e rëndë. Kamionërëndë. Kafshërënda.

3. bëhet duke rënduar shumë, me forcë a me zhurmë; që nuk hidhet a që nuk bëhet i lehtë e i shpejtë; që është i thellë a i theksuar; që lë gjurmëthella; kund. i lehtë. Hap i rëndë. Ecje (lëvizje) e rëndë. Valle e rëndë lloj valleje popullore, që kërkon lëvizjeforta. Plagë (plagosje) e rëndë. Parfum i rëndë parfumndihet shumë, që nuk është shumë i këndshëm për nuhatje e mezi durohet. Ngjyrë e rëndë ngjyrë që të vret sytë, jo e këndshme. Tingujrëndë.

4. tretet me vështirësi, që rëndonstomak (për ushqimet); që përmban shumë alkool etj., që është i fortë në të pirë. Ushqim i rëndë. Gjellë e rëndë. Ujë i rëndë ujë që ka shumë kripëra gëlqerore e që të rëndonstomak. Pije (verë) e rëndë. Çaj i rëndë. Kafe e rëndë. Duhan i rëndë. E kam stomakunrëndë kam ngrënë tepër ose kam ngrënë diçkamezi tretet.

5. është endur me fijetrasha e të ngjeshura; që është bërë prej pëlhure a prej stofitrashë, i trashë; që ka vlerëmadhe, që kushton shumë. Qilim i rëndë. Perderënda. Veshje e rëndë. Rrobarënda. Pallto e rëndë. Pajë e rëndë (vjet.). Peshqesh i rëndë.

6. është shumë i dendur a shumë i ngjeshur (për mjegullën, për retë); që është i mbushur me tym a me erë të keqe (për ajrin), që të zë frymën; që kundërmon keq, i keq. Mjegull e rëndë. Re të rënda. Ajër i rëndë. Vapë e rëndë. Erë e rëndë.

7. kërkon shumë mund e lodhje për t’u bërë; që lëviz me vështirësi, që nuk rrotullohet e nuk punon lehtë; që arrihet, që bëhet, që zgjidhet a që kalohet me shumë vështirësi; që mësohet a që kuptohet me vështirësi; i vështirë; kund. i lehtë. Timon i rëndë (për t’u rrotulluar). Punë (detyrë, përgjegjësi) e rëndë. Udhëtim i rëndë. Mësim (ushtrim, problem) i rëndë. Stil i rëndë. Provim i rëndë. Gjuhë e rëndë. Vepër e rëndë. I rëndë për t’u kuptuar. E ka të rëndë. Më duket e rëndë.

8. është shumë i ngjallur dhemezi lëviz; i ngathët, i ngadalshëm. Burrë i rëndë. Është i rëndë në të ecur, mezi lëviz. Ka këmbërënda ecën ngadalë, ecën sikur i heq këmbët zvarrë.

9. bised., vet. f. është shtatzënë, me barrë. Grua e rëndë.

10. fig. vepron me ngadalë e me ngathtësi, që është shumë i ngarkuar e që nuk punon me zhdërvjelltësi. Administratë e rëndë. Makina e rëndë burokratike.

11. fig. bëhet me ashpërsi, i rreptë; që të prek thellësedër, që nuk durohet, fyes; që përdor fjalë fyese a të ndyra; kund. i lehtë. Dënim (qortim, ndëshkim) i rëndë. Vërejtje (kritikë, masë ndëshkimore) e rëndë. Burgim i rëndë burgim me kushtevështira ose me punëdetyruar. Shaka e rëndë. Humor (thumb) i rëndë. Sharje e rëndë. Fjalë e rëndë. E ka gojënrëndë.

12. Që ka shumë mundime, vuajtje, hidhërime etj., që shkakton vuajtje trupore e shpirtërore, i vështirë. Zgjedhë (robëri) e rëndë. Kushte (rrethana) të rënda. Jetë e rëndë. Kohë e rëndë. Vite (ditë, çaste) të rënda. Fat i rëndë. Vdekje e rëndë.

13. Që e dëmton shumë shëndetin e rrezikon jetën e njeriut; që kalohet me vuajtje dhetregon një keqësimmadhsëmundjes; kund. i lehtë. Sëmundje e rëndë. Grip i rëndë. Rast i rëndë. Formë e rëndë e sëmundjes. Ishtegjendjerëndë.

14. edhe fig. godet me forcëmadhe, që sjell pasojakëqija a dëmemëdha; që është i rrezikshëm; që shkel keqas rregullat a kërkesat, që nuk lejohet a nuk pranohetasnjë mënyrë; i pafalshëm; kund. i lehtë. Goditje e rëndë. Grusht i rëndë. Dëm (dëmtim) i rëndë. Bombardim i rëndë. Tërmet i rëndë. Humbje e rëndë. Krizë e rëndë. Gabim i rëndë. Faj (krim) i rëndë. Pasojarënda.

15. sillet vrazhdë me të tjerët, që nuk është i shoqërueshëm e i përzemërt; që ka kërkesatepërta e shumë teka, që mezi durohet, i mërzitshëm. Njeri i rëndë. Me karakterrëndë. Sjellje e rëndë. Mysafir (mik) i rëndë mysafirkërkon ta presësh me shumëmira e ndere, që të lodh e të bezdis shumë. Është bërë i rëndë.

16. Që të ngjall nderim, që të detyron ta nderosh e t’i bindesh, që ka madhështi; keq. mbahet me të madh, që e heq veten për të rëndësishëm. Ka hije (pamje) të rëndë. Rri si zonjë e rëndë. Mbahet i rëndë.

17. është i thellë; i fortë. Gjumë i rëndë.

18. I fortë; i ashpër (për dukuritë e motit). Mot i rëndë. Shi i rëndë shi i madh e i rrëmbyer. Dimër i rëndë dimër shumë i ftohtë e me pasojakëqija, sidomos për bujqësinë e për blegtorinë.

19. sport. përfshin ushtrime e lojëravështira; që kërkon fuqimadhe fizike. Sportet e rënda. Atletikë e rëndë.

20. sport. bëhetkundërshtim me rregullat e lojës dhemunddëmtojë lojtarët. Lojë e rëndë. Ndërhyrje e rëndë.

21. Përdoret si pjesë e dytë përcaktuesedisa emërtimepathjeshtafushën e shkencës e të teknikës. Ujë i rëndë (fiz., kim.). Vajguret e rënda. Metalerënda metale me peshëmadhe, si bakri, plumbi etj. Elementet e rënda (kim.) elemente, që kanë peshë atomikemadhe. Tokë e rëndë (bujq.) tokë e ngjeshur, që nuk e kullon shpejt ujin. Figurë e rëndë figurë11.

22. fig., bised. I mençur, i pjekur, i matur. Burrë i rëndë.

23. fig., bised. I madh, i rëndësishëm. Festë e rëndë. E kremte e rëndë (fet.).

Sin.: i barrshëm, i plumbtë, gur, dhe, pleh, plumb, vare, plandër, rëndosh, i ngathët, i ngadalshëm, shtatzënë, i vështirë, i mundimshëm, i zahmetshëm, i trashë, trashanik, i pahijshëm, i pafalshëm, fjalërëndë, i vrazhdë, vrazhdak, egërshan, i fortë, i keq, i rreptë, fyes, i thellë, i mençur, i matur, i madh, i rëndësishëm, i rrezikshëm.

*Gur i rëndëvend të vet. Është i rëndë nga veshët (dikush) nuk dëgjon mirë, mezi dëgjon; i ka veshëtrëndë; është rënduar nga veshët. E ka dorënrëndë (dikush). 1. E ndien dhembjen shumë kur të bën gjilpërën; kund. e ka dorënlehtë. 2. Të rreh keq, qëllon fort me pëllëmbë; kund. e ka dorënlehtë. E ka gjuhënrëndë (dikush). 1. Mezi flet, nuk ka qejfflasë. 2. Është i hidhur nga goja, është i ashpër, të shan e të fyen; përdor fjalëndyra. Ka *hijerëndë (dikush). I ka veshëtrëndë (dikush) nuk dëgjon mirë, mezi dëgjon; është i rëndë nga veshët; është rënduar nga veshët. Mori një *plagë (të rëndë) (dikush). Më i rëndë *bishti se sqepari. I vë *gurin e rëndë (dikujt a diçkaje). Vret (shet) të rënda (dikush) shih vret (shet) të trasha (dikush).

ZHDËRVJELLËT

ZHDËRVJÉLLËT (i, e) mb. 1.është i shpejtë, i gjallë dhe i shkathëtlëvizje e në veprime; që është i lehtë nga trupi; i shkathët (për trupin, duart etj.). Djalë i zhdërvjellët. Vajzë e zhdërvjellët. Me këmbë (me duar) të zhdërvjellëta. Ka trupzhdërvjellët. Plakush i zhdërvjellët.
2. fig. është i zhvilluar e i shkathët nga mendja; që i kap dhe i zgjidh gjërat shpejt, që vepron me shkathtësi e me lehtësi. Mendje e zhdërvjellët. Administratë e zhdërvjellët. Organizatë e zhdërvjellët. U tregua i zhdërvjellët. U më i gjallë e më i zhdërvjellëtjetë.
3. fig. bëhet a që kryhet me shpejtësi e me shkathtësi, në përshtatje me rrethanat e kushtet konkrete. Zbatim i zhdërvjellët. Sulm i zhdërvjellët (sport.). Punë e zhdërvjellët.
4.është shumë i thyer e me kthesa (për një rrugë etj.); që ka një larmi formashbukura e të këndshme. Rrugë e zhdërvjellët. Lumë i zhdërvjellët. Ndërtesa ka vija të zhdërvjellëta.
5. Që ka trajtëlakuar a të thyer, që është me dredha (për rreshtim njerëzish). Formacion (rreshtim) i zhdërvjellët. Në vijëzhdërvjellët.
6. fig. është plot gjallëri e zhdërvjelltësi; që ka zhvillimshpejtë; i pasur, i larmishëm e me fuqimadhe shprehëse. Gjuhë e zhdërvjellët. Dialog i zhdërvjellët. Stil i zhdërvjellët. I folur i zhdërvjellët i personazheve. Tregimi ishte i zhdërvjellët. Sistemi i pasur e i zhdërvjellët i mjeteve lidhëzore (gjuh.). Vargu i zhdërvjellët tetërrokësh (let.). Përdorues i zhdërvjellët i mjeteve gjuhësore.
Sin.: i shkathët, i shkrydhët, i gjallë, i shpejtë, i lehtë, i ushtruar, i mprehtë, shpuzë, zhivë, mendjeshkathët, i zgjuar, i lakuar, i thyer, i pasur, i larmishëm, shprehës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.