Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHDËRVJELLTËSÍ,~A f. Zhdërvjellësi.
ZHDËRVJELLTËSIM,~I m. sh. ~E, ~ET Zhdërvjellësi.
ZHDËRVJELLËSÍ,~A f. 1. Të qenët i shpejtë, i gjallë dhe i shkathët në lëvizje e në veprime, të qenët i zhdërvjellët; shkathtësi. Zhdërvjelltësia e trupit. Zhdërvjellësia e akrobatit. Ka (fitoi) zhdërvjellësi. Lëviz (përdor) me zhdërvjellësi.
2. fig. Të qenët i zhvilluar e i shkathët nga mendja; aftësia për t'i kapur dhe për t’i zgjidhur gjërat shpejt, për të vepruar me shkathtësi e me lehtësi; shkathtësi. Zhdërvjellësia e mendjes. Zhdërvjellësia në punë. Luan me zhdërvjellësi. Për gjallërimin dhe zhdërvjellësimin e administratës. Zhdërvjellësia e klasës së re politike.
3.Vetia e diçkaje të zhdërvjellët, që është plot gjallëri e ka zhvillim të shpejtë; të qenët i larmishëm e me fuqi të madhe shprehëse. Zhdërvjellësia e gjuhës. Zhdërvjellësia e poezisë. Zhdërvjellësia e melodive popullore.
✱Sin.: zhdërvjellje, gjallëri, shkathtësi, lëvizshmëri, larmishmëri.
ZHDËRVJELLËSIM,~I m. sh. ~E, ~ET Zhdërvjellësi. Zhdërvjellësimi i mendjes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë