Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►SHKÁTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngrohem pranë zjarrit, shpihem nga duart a ndonjë pjesë tjetër e trupit; shkrifem. Shkathem nga trupi. Po i shkathen duart (këmbët).
2. vetv., fig. Bëhem më i gjallë e më i zhdërvjellët; zhvillohem, çelem; kund. ngathem. U shkath në fytyrë pas atyre fjalëve. Iu shkath goja. Iu shkath mendja pas leximit.
3. pës. e SHKATH.
✱Sin.: shpihem, shkathtësohem, shkrifem, gjallërohem, çelem, zhdërvillem, zhvillohem, zhdërvjelltësohem.
►SHKATHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i shkathët a më i shkathët, zhdërvjelltësohem. Shkathtësohem duke punuar. Ka filluar të shkathtësohet. Më janë shkathtësuar duart.
2. pës. e SHKATHTËSÓJ.
✱Sin.: zhdërvillem, zhdërvjelltësohem, shkathem, shkrydhem, rinohem, aftësohem, çelem.
►ZHDRIVILL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Çmbështillet, shprishet, zhdridhet, a shthuret diçka. U zhdrivillua lëmshi. Iu zhdrivilluan gërshetat.
2. vetv. Përdridhem; lëviz duke bërë dredha të shumta.
3. vetv. Bëhem më i zhdërvjellët, shkathem, shkathtësohem. Është zhdrivilluar djali.
4. vetv.Zhvillohet, shtjellohet (diçka).
5. pës. e ZHDRIVILLÓJ.
✱Sin.: zhdërvillem, shtjellohet, zhvillohet.
►ZHDËRVJELLTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Zhdërvillem.
►ZHDËRVJELLËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Zhdërvillem. Kishte filluar të zhdërvjellësohej. U zhdërvjellësua aq shpejt, sa të gjithë habiteshin e nuk besonin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë