Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHDRÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shpërdredhje, çmbështjellje. Litari nuk mban zhdredhje, se është i vjetër e këputet menjëherë.
2. Shthurja e diçkaje të thurur. Zhdredhja e gërshetit.
3. Kthimi i menjëhershëm i diçkaje në një drejtim të caktuar ose ndaj dikujt. Zhdredhja e trupit.
4. Ndryshimi i drejtimit të diçkaje. Zhdredhja e drejtimit të përroit (të rrëkesë, të lumit).
✱Sin.: shpërdredhje, çmbështjellje, shthurje, zhdërjendje, zhdërjendje, kthim, shprishje, zhdërvjellje, ndryshim.
ZHDËRVJÉLLJ/E,~A f. 1. Zhdredhje e diçkaje të përdredhur, shprishje e diçkaje që është ngatërruar. Zhdërvjellja e lëmshit (e turrës së leshit, e rrotullës së telit, e tufës me litarë etj.). - Kjo zhdërvjellje që po i ban, ma merr mendja se nuk nxjerr gja, konopi asht nji. (folk.).
2. Shthurje e diçkaje të thurur. Zhdërvjellja e xhamadanit.
3. Zhdërvjelltësi, shkathtësim, shkathje. Fitoi zhdërvjellje. Arriti një zhdërvjellje të mirë. Ka marrë një zhdërvjellje të dukshme pas një stërvitjeje shkencore të gjatë.
✱Sin.: zhdredhje, shthurje, zhdërvjelltësim, zhdrivillim, zhdërjendje, shkathje, shkathtësim, përdredhje, zhdërvjelltësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë