Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHFRIM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nxjerrim frymën me forcë. Shfrim i menjëhershëm (i ngadaltë). Lëshoi një shfrim. Bëri një shfrim të fundit.
2. Shfaqja në mënyrë të hapur e të vrullshme e ndjenjave, mendimeve a pasioneve të ndrydhura, zbrazja e zemrës; të folurit lirshëm, shpërthim i ndjenjave. Shfrim spontan. Shfrim i papërmbajtur. Shfrim dëshpërimi. Shfrim lirik. Shfrim vaji. Gjen (kërkon) shfrim. Ka nevojë për shfrim. Vuajtje pa shfrim.
✱Sin.: shpërthim, shfryrje, çlirim, zhdëfrim, shkarkim, harbim, tërbim, bredhje, zbrazje, grafullim, gulfim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë