Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POSHTËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është poshtëruar para të tjerëve, që e ka humbur emrin e mirë, që nuk e nderojnë më. E ndiente veten të poshtëruar.
2. bised. I mundur, i mposhtur.
✱Sin.: i fyer, i zhburrnuar, i shkarëzyer, i përbythur, i turpëruar, i nëpërkëmbur, i njollosur, i dhunuar, i baltosur, i damkosur, i mundur, i mposhtur, i telendisur.
TURPËRÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë turpi; i koritur, me turp. Iku i turpëruar. Rrinte kokulur e i turpëruar.
2. Që është bërë me turp, që është njollosur botërisht. Mbeti i turpëruar për tërë jetën.
✱Sin.: i marruar, i përmarruar, i skuqur, i cenuar, i zhburrnuar, i zhburrëruar, i fëlliqur, i njollosur, faqenxirë, ballëfshehur, i telendisur, i koritur, i çnderuar, i damkosur, i baltosur, i koritur.
ZHBURRNÚAR (i, e) mb. I zhburrëruar; kund. i burrëruar. Ikën të zhburrnuar.
ZHBURRËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është zhburrëruar, që nuk ka më burrëri (për një burrë); kund. i burrëruar. Uli kokën i zhburrëruar.
2. Që i ka humbur nderi, i turpëruar, i poshtëruar; i ulur para të tjerëve (për një burrë). Ikën të zhburrëruar.
✱Sin.: i zhburrnuar, i çnderuar, i poshtëruar, i turpëruar, i ulur.
ÇMASHKULLÚAR (i, e) mb. Që është zhveshur nga vetitë mashkullore; i zhburrnuar.
✱Sin.: i zhburrnuar, i turpëruar, i tredhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë