Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►TURPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më lind ndjenja e turpit nga diçka e pahijshme a e pandershme, bëhem me turp; më nxihet faqja; druhem, më vjen turp para dikujt. U turpërua menjëherë. Turpërohet shumë. S'ke turp të turpërohesh. U turpërua kur e pa.
2. pës. e TURPËRÓJ.
✱Sin.: marrohem, skuqem, cenohem, zhburrnohem, zhburrërohem, fëlliqem, ndyhem, njollosem, telendisem, sterrohem, koritem, druhem, damkosem, baltosem, çnderohem, përdhosem.
►ZHBURRN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zhburrërohem; kund. burrërohem. Burri nuk zhburrnohet. (fj. u.)
2. pës. e ZHBURRNÓJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë