Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÚLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ul a ulet dikush ose diçka. Ulje e detyruar (e vazhdueshme, e papritur, e madhe). Ulja e flamurit. Ulja e aeroplanit. Ulja e kokës (e qafës). Ulja e krahëve (e duarve). Ulja e tensionit. Ulja e nivelit. Ulja e kostos. Ulja e çmimeve. Ulja e qirasë. Ulja e shpenzimeve. Ulja e përqindjes. Ulja e prodhimit (e rendimentit, e cilësisë). Ulja e temperaturës. Ulja e ngarkesës. Ulja e forcës (e ndjeshmërisë). Ulja e zërit. Ulja e tokës. Ulja e plagës. Ulje në tokë (në pistë, në det). Ulja në Hënë. Fillon ulja. Ka ulje.
✱Sin.: zbritje, rënie, fundosje, vithisje, zhytje, përkulje, anim, shtrirje, fashitje, pakësim, zbutje, qetësim, zbehje, zvogëlim, dobësim, mpakje, zbritje, ndenjje, rrëzim, zdrypje, lëshim, falje, puls, fyerje, poshtërim, zhvlerësim, zhburrërim, zhburrnim, nënshtrim, ngulje, shtrim.
ZHBURRNÍM,~I m. Zhburrërim, turpërim, ulje. Më mirë vdekja, se zhburrnimi. (fj. u.). Zhburrnimi është morti i burrit. (fj. u.).
ZHBURRËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur zhburrëroj dikë; dobësimi a humbja e vetive më të larta e më të mira të burrit, zhburrnim. S'e duroi zhburrnimin. Ajo ndjenjë e fortë që e trashëgonte që nga fshati, i thoshte se ky ishte një zhburrërim i madh.
2. Marrja e nderit që i bëhet një burri duke e poshtëruar, poshtërim; turpërim; ulje I erdhi ora e zhburrërimit. Nuk e prisja prej tij zhburrërimin.
✱Sin.: zhburrnim, çnderim, poshtërim, turpërim, ulje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë