Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QETËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj që të ketë qetësi duke ndalur a duke pakësuar lëvizjet e zhurmat. E qetësoi familjen.
2. Mënjanoj çrregullimet e pakënaqësitë diku; i heq shqetësimin a ia ul zemërimin dikujt, e bëj të jetë i qetë; kund. shqetësoj. E qetësuan vendin. I qetësoi fëmijët. U mundua ta qetësonte. Të qetëson shpirtin. E qetësoi me fjalë
3. vet. v. III, fiziol. Lehtësoj dhembjen a shqetësimin që sjell një sëmundje. Qetëson dhembjet.
✱Sin.: fashit, qetoj, paqësoj, paqoj, resht, urtësoj, rehatoj, zhbrengos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë