Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhbordoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRIMOJ

BRIM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpoj, bëj vrimë, hap vrimë; e bëj diçka me vrima, e bëj vrima-vrima, biroj. Brimoj dërrasën (murin, drurin).
2. fig. Gjurmoj, kërkoj andej e këtej, s’lë vend pa e kërkuar; hetoj për të zbuluar diçkafshehtë. S’la vend pa e brimuar. Brimoj një të fshehtë.
Sin.: shpoj, biroj, zhbordoj, rrëmoj, gërmoj, gjurmoj, depërtoj, hulumtoj, bubërroj.

GRIS

GRIS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj copë-copë një letër, një rrobë etj.; i heq një rrip a një copë diçkaje; çjerr, shqyej. Gris biletën. Grisi pantallonat në një ferrë.
2. Brej rrobat, këpucët etj., duke i mbajtur keq a duke i përdorur për një kohëgjatë. I grisi çorapet.
3. bised. Gërvisht. E grisi macja.
4. fig. Hedh poshtë një marrëveshje.
5. fig., bised. Kaloj keq; ngrys; përfundoj, mbaroj. Si e nisi, e grisi (keq.) e filloi keq dhe e përfundoi keq (jetën a një punë).
Sin.: çjerr, lënur, shqyej, rreckos, leckos, zheloj, zdrangloj, trokoj, zhbordoj, shkarravesh, shkalafis, shkafanjis, shqis, shkalavesh, gërvisht, kaloj.
Ia grisi *cipën (dikujt a diçkaje). Si *nis e gris (dikush). Ia gris (ia heq, ia çjerr) *maskën (dikujt) keq. Ia grisi (ia hoqi) *perden (diçkaje).

VRIMOJ

VRIM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I bëj një vrimë diçkaje, e shpoj; e bëj me vrima, biroj. Vrimoj dërrasën. Vrimoi në mur një vrimëmadhe.
2. fig., kal. Gjurmoj a kërkoj andej-këtej ose pyesmënyrëstërholluar a tërthorazi njërin e tjetrin për të zbuluar diçkafshehtë, zhbiroj. Vrimoi një të fshehtë. Vrimoi thellë diçka. E vrimoi shumë, ndaj dhe diçka zbuloi.
Sin.: biroj, shpoj, zhbordoj, brimoj, zhbiroj, gjurmoj.

ZHBORDIM

ZHBORDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhbordoj; hapje e vrimaveçati, mur, tokë etj. me diçka që ka majëmprehtë ose me një mjetposaçëm. Zhbordimi i shkëmbit. Kullë (sondë) zhbordimi.
2. Grisje. Zhbordimi i këmishës.

ZHBORDOJ

ZHBORD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj vrima-vrima, biroj; e gris. - Mos e zhbordo murin! Zhbordoj pantallonat. Zhbordoj biletën.
Sin.: brimoj, biroj, vrimoj, gris.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.