Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIRAMÉL,~E mb., bised. 1. Që zhbiron për të marrë vesh çdo gjë; që kërkon e gjurmon kudo për të mësuar diçka, që s’lë gjë pa trazuar për të zbuluar diçka, tepër kureshtar, zhbirues. Burrë biramel. Grua biramele. Gazetar biramel. Natyrë biramele e llafazane.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Biramel i dreqit!
✱Sin.: zhbirues, birues, syvesh, zhbiramel, kureshtar, kurioz, laskuç, turjelë.
DEPËRTÚES,~E mb. 1. Që kalon nëpër diçka duke kapërcyer pengesat, që përshkon tejpërtej diçka. Dritë (erë) depërtuese. Zë depërtues. Ka fuqi (veti) depërtuese.
2. fig. Që arrin t’i hyjë thellë një çështjeje a të kuptojë thellë mendimet e ndjenjat e dikujt, që futet në mendjen e në zemrën e një tjetri, që të përshkon thellë, zhbirues, i mprehtë. Me sy depërtues. Vështrim depërtues. Psikolog depërtues. Ka aftësi depërtuese.
✱Sin.: zhbirues, i mprehtë, përbirues, përshkues.
SHPÚES,~E mb. 1. Që shërben për të hapur vrima, që shpon; që bëhet për të shpuar. Vegël (makinë) shpuese. Çekiç shpues. Maja (koka) shpuese. Predhë shpuese. Lëvizje shpuese. usht.
2. Që ka të bëjë me shpimin; që ka aftësi të shpojë. Aftësia (fuqia) shpuese.
3. Që duket sikur të shpon me diçka të mprehtë (edhe fig.). Dhembje shpuese. Zë shpues. Ere e keqe shpuese.
4. fig. Që të përshkon tejpërtej, që depërton; zhbirues. Sy (vështrim) shpues.
SKRRÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Krimb shiu që shkrifton tokën dhe që përdoret edhe si karrem për peshkim. Pas shiut dolën skrrajat. Mbinë kërpudhat si skrrajat pas shiut.
2. Njeri i gjatë e i hollë, i thatë e i dobët. Ishte dobësuar aq shumë sa dukej si skrrajë. E solli kokën edhe ajo skrraja.
3. fig. Skuth, zhbirues. Rrinte si skrrajë. Po vëzhgonte me ata sy skrraje. Qëndronte ulur pa folur, si skrrajë.
TURJÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël e metaltë e përdredhur rreth vetes, me vjaska të thella e me majë të mprehtë, që rrotullohet për të hapur vrima; trapan, trapano, shpuese. Turjelë e madhe. Turjelë dore. Turjelë druri (hekuri). Turjela e sondës. Makinë me turjelë. Shpoj (hap vrima) me turjelë. Iu ngul si turjelë.
2. Vegël dore e vogël, që përbëhet nga një tel i spërdredhur ose nga një shufër metali me vjaska e nga një dorezë, që përdoret për të nxjerrë tapat e shisheve; nxjerrëse tapash, tapënxjerrëse. E nxori tapën me turjelë.
3. fig., keq. Njeri që kërkon të mësojë çdo gjë me hollësi, ai që zhbiron e mundohet të zbulojë çdo të fshehtë, njeri zhbirues. Ah, ç’është një turjelë ajo!
✱Sin.: burgji, matkap, buzhelë, zhbirues, tapënxjerrëse.
♦ Gjeti turjela gdhenë ra në një njeri më të fortë e më të zotin; ra në usta (dikush); gjeti ustanë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë