Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAZHBIRÚAR (i, e) mb. Që nuk është zhbiruar; kund. i zhbiruar.
VRIMÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë me vrimë, që është bërë vrima-vrima; i shpuar, i biruar. Dërrasë e vrimuar. Mur i vrimuar. Petk i vrimuar.
2. fig. Që është gjurmuar, hetuar dikush a diçka, për të zbuluar diçka të fshehtë. E fshehtë e vrimuar. Strofkë e vrimuar.
✱Sin.: i biruar, i shpuar, i zhborduar, i brimuar, i zhbiruar, i gjurmuar.
ZHBIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj a i hap vrimë, e shpoj; e bëj me vrima, biroj, shpoj. Zhbiroi drurin (tavanin). E zhbiroi me thikë. Minatorët zhbiruan malin. - Marrim një gozhdë dhe e zhbirojmë dërrasën me të duke e rrahur lehtë. Do të zhbirojë dheun për të dalë sipër.
2. fig., vet. v. III E përshkon tejpërtej. Dritat zhbiruan errësirën. Hidhërimi ia ka zhbiruar zemrën. E zhbiroi me sy.
3. fig. Kërkoj me ngulm të zbuloj diçka që nuk e di, gjurmoj me të gjitha mënyrat dikë a diçka për të zbuluar një të fshehtë, gërmoj andej e këtej, s'lë vrimë pa kërkuar për të marrë vesh diçka, rëmoj. S'la gjë pa zhbiruar. Zhbirojnë deri në themel anën profesionale. Vazhdonte të zhbironte nëpër letra. Nuk e di se si e zhbiroi atë punë! - E zhbiroi që e zhbiroi! Nuk na zhbirojmë dot se ç’kemi bërë atëherë. Zhbiroj vetveten.
✱Sin.: shpoj, biroj, brimoj, vrimoj, depërtoj, përshkoj, ngulmoj, gjurmoj, rëmoj, gërmoj, bubërroj, hulumtoj, kërkoj.
ZHBIRÚAR (i, e) mb. 1. Që është shpuar e është bërë vrima-vrima; kund. e pazhbiruar. Çati e zhbiruar. Kështjellë e zhbiruar.
2. fig. Që është përshkuar tejpërtej; kund. e pazhbiruar. Errësirë e zhbiruar.
3. fig. Që është gjurmuar me ngulm për të zbuluar një të fshehtë a një të panjohur; kund. e pazhbiruar. Çështje e zhbiruar në detaje. I zhbiruar e i gjykuar nga të tjerët.
ÇUPURÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz dheun a plehrat me kthetra (kryesisht për pulën). Pulat çupuritnin dheun. E kanë çupuritur pulat bahçen.
2. jokal., fig. Kërkoj për të zhbiruar një çështje. Nuk kam të drejtë të çupurit për këtë gjë. Kudo që çupurit, nuk vjen erë e mirë.
✱Sin.: çapërlit, rrëmih, shpupurish.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë