Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAZHBIRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i zhbirueshëm; që nuk mund të zhbirohet; kund. i zhbirueshëm. Njeri i pazhbirueshëm. Roman i pazhbirueshëm. Procesi i krijimit është tejet i koklavitur, i pazhbirueshëm.
►VRIM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. I bëhet një vrimë diçkaje, shpohet, birohet. U vrimua dërrasa. Iu vrimuan rrobat.
2. fig., vetv. Gjurmohet a hetohet dikush a diçka për të zbuluar a gjetur diçka, një të fshehtë.
3. pës. e VRIMÓJ.
✱Sin.: birohet, shpohet, zhbordohet, brimohet, zhbirohet, gjurmohet.
ZHBIRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zhbirohet. E fshehtë e zhbirueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë