Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhbend”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALUSHOJ

BALUSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E zbërdhul diçka ose e çngjyros vende-vende; e bëj me balusha. Balushoj rrobat.
2. fig., keq. Rrah egërsisht dikë duke i lënë shenja; zhbend. E balushoifytyrë.
3. fig., keq. I qeth dikujt ndonjë tufë flokësh për ta turpëruar. E kanë balushuar siç duhej.

ZHBEND

ZHBEND vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap dikujthajë e të pijë; e ngop me të ngrëna e të pira; e nginj, e dend. I zhbendi mysafirët me mish e raki. I zhbendi fëmijët.
2. Rrah keq dikë, sa nuk qëndron dot në këmbë; e bëj për qepë e kripë; e bëjvjellë gjak. E zhbendi në hu (në dru).
3. fig. Mund keq dikë (në një lojë). E zhbendi paq.

ZHBENDEM

ZHBEND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ha e shqepem; ngopem, dendem. U zhbendën si në dasmë.
2. vetv. Rrihem keq me dikë; rrihem paq.
3. fig., vetv. Mundem keq në një lojë etj. U zhbendashah. Zhbendet gjithmonëlojë.
4. pës. e ZHBEND.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.