Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhargitem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHAGITEM

SHAGÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Hiqem barkas. Shagitem pas teje. Shagitet gjithë ditën. Mos u shagit!
2. pës. e SHAGÍT. U shagit keqas prej saj. Plaka ishte shagitur nga dy të rinjfuqishëm.
Sin.: zvarritem, zhargitem, zhagmitem, zhgërryhem, tororisem.

VARRAKATEM

VARRAKÁT/EM jovep., ~TA (u), ~TUR bised. 1. vetv. Zgjatem shumë në një punë për ta përfunduar; zvarritem, vonohem; e bëj ngadalë dhe si me zor. U varrakat shumë në atë punë. Varrakatet shumë. Mos u varrakat! Shumë u varrakate, na vonove kot.
2. pës. e VARRAKAT.
Sin.: zhargem, zhargitem, tororisem, zvarget.

VLLAÇITEM

VLLAÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR fig., vetv. I marr ose i lë punët zvarrë, zvarritem, zhargem. Vllaçitej nëpër rrugë. Vllaçitej me të keq. Vllaçitet në punë. Mos u vllaçit!
Sin.: zvarritem, zhargem, zhargohem, zhargmitem, zhagitem, zhargitem.

ZHARGEM

ZHÁRGEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Hiqem zvarrë, lëviz duke u hequr zvarrë për tokë, zvarritem; zhargitem. U zharg nëpër fushë.
2. fig. E shtyj jetën me të keq, mezi jetoj, zvarritem. Zhargeshin në të keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.