Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►VARRAKÁT/EM jovep., ~TA (u), ~TUR bised. 1. vetv. Zgjatem shumë në një punë për ta përfunduar; zvarritem, vonohem; e bëj ngadalë dhe si me zor. U varrakat shumë në atë punë. Varrakatet shumë. Mos u varrakat! Shumë u varrakate, na vonove kot.
2. pës. e VARRAKAT.
✱Sin.: zhargem, zhargitem, tororisem, zvarget.
►VAZHGÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrëshqas mbi dëborë me sajë a me ski për të luajtur, për t’u zbavitur. Vazhgitem me ski në dëborë. Të rinjtë vazhgiteshin me sajë.
2. vetv. Eci a lëviz ngadalë, sikur hiqem zvarrë; shkoj, lëviz pa ndonjë synim a qëllim të caktuar. Shkon duke u vazhgitur. Retë në qiell vazhgiteshin si me përtesë. Ai vazhgitej nëpër rrugët e qytetit pa asnjë qëllim.
3. fig., vetv. Zvarritet në punë, nuk mbaron një punë si duhet a në kohën e duhur, e heq zvarrë. Ai vazhgitet shumë në punë. Vazhgitej duke mos përfunduar detyrat në kohë.
4. fig., vetv. E shtyj jetën me të keq, zvarritem. Vazhgitej duke mbijetuar me ndihmat e fqinjëve. Ai vazhgitet si mos më keq. Plaku i vetmuar vazhgitet në atë kasolle të rrënuar.
5. pës. e VAZHGÍT.
✱Sin.: zvarritem, zhargem.
►ZVARRÍT/EM (ZVARRÍSEM) jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz duke u hequr zvarrë për tokë, hiqem zvarrë; vet. v. III shtrihet a ngjitet pas diçkaje. U zvarrit drejt kodrës. Fëmija filloi të zvarritej. Degët e kungullit zvarriten për tokë. Qeni u zvarrit me barkun puthë me truallin, duke hungëritur.
2. vetv. Eci a lëviz ngadalë sikur hiqem zvarrë; rrëshqas; bredh ngadalë e pa një synim të caktuar. Karvani zvarritej nëpër faqen e malit. Zvarriteshin nëpër rrugë. Nëpër qiell zvarriten retë. Lotët i zvarriteshin nëpër faqe.
3. fig., vetv. E shtyj jetën me të keq, mezi jetoj, hiqem, zhargem. Zvarriteshin me të keq. -Më kujtohet, si jo? Eh, ashtu e shkoi jetën, duke u zvarritur.
4. fig., vetv., vet. v. III Bëhet a zhvillohet pa gjallëri, ecën ngadalë e si me zor, zvarget. Jeta zvarritej. Ditët zvarriteshin njëra pas tjetrës. Vera vjen ngadalë, thuajse zvarritet, ca e flashkët, pa gjak.
5. pës. e ZVARRÍT.
✱Sin.: zhargem, zvargem, hiqem, zhargitem, zhargohem, zhargmitem, zhgërryhem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë