Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LIGËSHTÚAR (i, e) mb. 1. I dobësuar nga të pangrënët ose nga një sëmundje; i pafuqi, i pafuqishëm; kund. i shëndoshur.
2. I sëmurë, i pamundur.
3. Që e ka lëshuar zemra; që është vrarë shpirtërisht; që e ka humbur guximin, i trembur; që është prekur thellë në shpirt e nuk e mban dot veten. E gjeti mjaft të ligështuar.
4. Që ka humbur pjellorinë, që është varfëruar. Tokë e ligështuar.
✱Sin.: i dobësuar, i ligur, i trembur, i shkurajuar, i zgajtur, i zgërlaqur, i zhaposur, i molisur, i zhargavitur, i frikësuar, i dobët, i sëmurë, i pamundur, i vuajtur i pocaqisur, barutlagur, i rraskapitur, i prekur, i varfëruar,.
PAÁFTË (i, e) mb. 1. Që nuk është i aftë të bëjë diçka, që nuk i ka mundësitë e forcat e një njeriu të zakonshëm për të kryer një punë; kund. i aftë. I paaftë për punë. Mendërisht i paaftë. U bë i paaftë. I paaftë për të paguar.
2. Që nuk ka prirje a aftësi për ta kryer mirë e shpejt punën e vet, i pazoti; kund. i aftë. Nxënës (student) i paaftë. Mjek i paaftë.
✱Sin.: i pazot, i dobët, i papërgatitur, ngordhalaq, kërpaç, mjeshtërok, i zhargavitur, nxirak, shurrëzënë.
ZHARGAVÍT/ET jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. keq. Vjetrohet shumë e mezi ecën, bëhet zhargavinë (për një makinë, karrocë etj.).
2. fig. Ligështohet e bëhet i paaftë për punë, i kanë shterrur forcat, s’i bëjnë këllqet (kërçikët). Është zhargavitur gjithë kohën.
3. Humbet çdo aftësi a vlerë (për njerëzit), bëhet i pavlerë.
ZHARGAVÍTUR (i,e) mb., krahin., keq. 1. Që është vjetruar shumë e mezi ecën, që është bërë zhargavinë. Karrocë e zhargavitur.
2. fig. Që është ligështuar e është bërë fare i paaftë për punë. Njeri i zhargavitur.
3. Që ka humbur çdo aftësi a vlerë (për njerëzit).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë