Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKATËRRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndërtesë a shtëpi e vjetër që është gati në të rënë, karakatinë, harvallinë, shpartallinë. Jetonte në një shkatërrinë. Ishte kthyer në një shkatërrinë.
✱Sin.: karakatinë, gërmadhë, harvallinë, shpartallinë, shkartinë, shkatërr, baçkallomë, zhgardhinë, zhargavinë.
ZHARGAVÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin., keq. 1. Makinë, karrocë a mjet tjetër që është vjetruar a që mezi ecën; karakatinë; shkatërrinë. Hipi në një zhargavinë.
2. fig. Njeri tepër i ligështuar, që mezi heq këmbët zvarrë e që s'është i aftë për të bërë ndonjë punë. Nuk të mbaron punë zhargavina. U bë fare zhargavinë.
3. Njeri pa asnjë vlerë; parazit. Mos u merr me atë zhargavinë.
✱Sin.: karakatinë, shkatërrirë, vjetërsirë, shëndetlig, parazit, dështak.
ZHARGAVÍT/ET jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. keq. Vjetrohet shumë e mezi ecën, bëhet zhargavinë (për një makinë, karrocë etj.).
2. fig. Ligështohet e bëhet i paaftë për punë, i kanë shterrur forcat, s’i bëjnë këllqet (kërçikët). Është zhargavitur gjithë kohën.
3. Humbet çdo aftësi a vlerë (për njerëzit), bëhet i pavlerë.
ZHARGAVÍTUR (i,e) mb., krahin., keq. 1. Që është vjetruar shumë e mezi ecën, që është bërë zhargavinë. Karrocë e zhargavitur.
2. fig. Që është ligështuar e është bërë fare i paaftë për punë. Njeri i zhargavitur.
3. Që ka humbur çdo aftësi a vlerë (për njerëzit).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë