Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHAPAMÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Hemidactylus turcicus) Një lloj zvarraniku me gjatësi deri në 15 cm me këmbë të gjata; hardhucë, hardhje. Ajo e vogla që qepet mureve, quhet shapamidhe. Shapamidhja po ngrohej në diell. Kishte parë një shapamidhe duke iu ngjitur murit.
✱Sin.: hardhucë, hardhje, stamomidhe, zhapi, zhapik.
SHAPÉL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Lacerta) Lloj zvarraniku që jeton në vende të thata, zakonisht nëpër mure, shkëmbinj e livadhe, që ka trup të hollë të veshur me luspa dhe gjuhë të dyfishtë e bisht të hollë; zhapik, çapin. Shapeli po ngrohej në diell. Nëpër këmbët e saj kaloi një shapel. Luspat e shapelit ndrinin.
2. Ai që është i veshur keq, me rroba të gjera, që nuk i rrinë mirë në trup. I veshur në atë mënyrë ngjante si shapel. Kishte veshur një kostum si të shapelit.
3. fig. Ai që është i ngathët e shumë i ngadaltë në punë; kund. i shkathët. Shapeli nuk arrinte ta mbaronte punën asnjëherë. Lëvizjet e shapelit ishin mjaft të ngadalta.
✱Sin.: hardhucë, hardhje, zhapik, zhapi, çapin, shaprith, shapull, stamomidhe.
SHAPÚLL,~I m. sh. ~J, ~JT 1. zool. (lat. Lacerta) Lloj zvarraniku, shapel, çapin. Një shapull i vogël u hodh nga pema. Shapulli i mureve. Shapulli qëndronte mbi gur.
2. si mb., fig. Që është i ngathët; kund. i shkathët. Burrë shapull. I ri shapull.
✱Sin.: zhapik, zhapi, shapel, çapin, shaprith, hardhje, hardhucë.
ZHABJÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Lacerta viridis) Zhapi, zhapik, hardhucë e madhe. Nëpër muret e kështjellës shikoje zhabjakë të vegjël e të mëdhenj. Kishte zhabjakë nëpër tullat e thyera.
2. zool. Thithëlopë. Zhabjaku e kaloi prenë në barkun e tij të madh.
3. fig., si mb. Që ka ngjyrën e zhabjakut, që ka ngjyrë të gjelbër. Dukeshin ca karvanë të huaj, ngjyrë zhabjakë.
ZHAPÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË zool. (lat. Lacerta viridis) Lloj hardhuce, me trup të madh dhe me shpinë të blertë me pika të bardha a të murrme; hardhja e blertë; zhapik. zhabjakII. Fshihet si zhapi. I ka sytë si të zhapiut. Tinëzari është gjarpër i gurëve dhe zhapi i mureve. (fj. u.). Kush shkeli mbi gjarpër, ka frikë dhe zhapinjtë. (fj. u.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë