Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRCËLLÍM,~I m. 1. Veprimi kur përcëlloj ose kur përcëllohem. Përcëllimi në zjarr (në flakë).
2. Djegie, përzhitje. Përcëllimi e pulës. Përcëllimi i vetullave.
3. Përvëlim. Përcëllimi i gjuhës.
4. Shkrumbim.
5. Fishkje. Përcëllimi i misrit (i pambukut) në arë.
6. Hidhërim, zemërim.
7. fig. Djegie, shkrumbim.
✱Sin.: përzhitje, përflakje, rrëmbim, përvëlim, djegie, zhuritje, zhaparitje, shkrumbim, rreshkje, thekje, fishkje.
STRUPULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur strupulloj; zhubrosje. Strupullim i lehtë. U mundua të rregullonte strupullimin e rrobave.
2. fig. Mbulim i diçkaje për ta fshehur. Strupullim malli.
✱Sin.: rrudhje, rrudhosje, zhubravitje, çallapatisje, zhaparitje.
ZHAPARÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur përcëllohet a digjet lëkura; rreshkja e lëkurës. Dielli ma solli këtë zhaparitje. Zhaparitja e ballit.
3. Gjendja e bimës pasi fishket a thahet nga mungesa e ujit. Zhaparitja e perimeve.
4. Veprimi kur qëroj a zhvoshk (një frut, perime etj.).
✱Sin.: përcëllim, djegie, rreshkje, rrudhje, fishkje, tharje, qërim, zhvoshkje.
ZHUBRÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhubros diçka, kur i prish hekurin një rrobe. Ka marrë zhubrosje. Zhubrosja e këmishës (pantallonave, xhaketës).
2. Gjendja kur mblidhet lëkura e bëhet zhubra-zhubra; kur rrudhet (balli, fytyra etj.). Zhubrosja e lëkurës.
3. Gjendja kur kur thahet ose fishket një bimë. Zhubrosja e gjetheve të bimëve nga thatësira.
✱Sin.: rrudhje, rrudhosje, palëzim, zhublim, zhubravitje, tutëlim, zhaparitje, çalllapatisje, fishkje, tharje, vyshkje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë