Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÍSHK vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq njomësinë, e rrudh dhe e bëj që të humbasë ngjyrën, shkëlqimin a bukurinë; e venit; e rrudh dhe e dobësoj. Vapa i fishku lulet. E fishku misrin thatësira.
2. fig. Bëj që të humbasë forcën e gjallërinë, i heq gëzimin, e bëj të mpitë, e venit. Vuajtjet ia fishkën ndjenjat.
3. fig. E bëj më të dobët diçka, dobësoj, zbut, zbeh. E fishkën debatin.
✱Sin.: vyshk, rrudh, rrudhos, përthaj, thaj, venit, eshkos, zhaparit, përcëlloj, zhakëmbej, mpij, rreshk, zhubros, topit, qullos, dobësoj, zbut, zbeh, rrëgjoj, atrofizoj.
PËRCËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Djeg pak diçka në anën e jashtme a në sipërfaqe, e përzhit sipër flakës ose në zjarr, përdjeg. Përcëlloj pulën e vë pulën mbi flakë, pasi e shpuploj, për t’i djegur kunjëzat, qimet ose ndonjë pupël të vogël që i ka mbetur në lëkurë. Përcëlloi flokët (vetullat, qepallat) në flakë. Ia përcëlloi lëkurën. E përcëlloi misrin. M’i përcëlloi duart.
2. kal. Pjek pak a rreshk diçka duke e sjellë e përsjellë mbi prush ose mbi zjarr; përskuq diçka në sipërfaqe; e djeg pak përsipër. E përcëlloi mishin.
3. kal. Djeg pak lëvoren e një druri që të zhvishet ose të lakohet..
4. kal. E djeg menjëherë me ujë a me diçka tjetër të nxehtë; përvëloj. I përcëlloi gjella gjuhën. Përcëlloi duart me ujë të nxehtë. E përcëlloi me hekur të skuqur.
5. kal. E djeg fare, e bëj shkrumb e hi.
6. kal., vet. v. III Bën që të humbasë njomësinë e të fishket, e than, e djeg (zakonisht për bimët). Bimët (pemët) i përcëlloi të nxehtët (vapa, thatësira, ngrica).
7. jokal. Më djeg e më shpon, ma përskuq lëkurën e më jep të therura ose dhembje të mprehta. E përcëlluan hithrat. Piperka i përcëlloi gojën.
8. fig., jokal. E prek thellë a e hidhëroj dikë me atë që i them, bëj që t’i djegë, e zemëroj. E përcëlloi me fjalë. E përcëlloi qëndrimi i ashpër. I përcëlloi ajo fjalë.
9. fig., kal. Djeg, bëj shkrumb e hi, zhduk me rrënjë diçka të keqe e të dëmshme; i vë flakën.
✱Sin.: përdjeg, përflak, përflakoj, prafulloj, përzhit, frugulloj, rrëmbej, zhurit, zhaparit, përvëloj, shlukëzoj, djeg, shkrumboj, flakëroj, flakërij, flakërit, cuks, zemëroj, vrugoj, thek, pjek, rreshk, fishk, thaj, sëmbon, përskuq, cukëloj, prek, hidhëroj.
►ZHAPARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Më rreshket lëkura, rreshkem; rrudhem. U zhaparita në diell. U zhaparit fare.
2. vetv., vet. v. III Fishket, thahet (për bimët). U zhaparit duhani.
3. vetv., vet. v. III Qërohet a zhvoshket një frut etj. Ky fik nuk zhaparitet.
4. pës. e ZHAPARÍT.
✱Sin.: digjet, përcëllohet, fishket, thahet, rreshket, rrudhet, zhubroset, qërohet, zhvoshket.
ZHUBRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me zhubra, e mbush me zhubra; i prish hekurin një rrobe, e rrudh. E zhubrosi letrën me duar. E zhubrosi fundin (fustanin, këmishën). Mantelin prapa e kishte zhubrosur keq kur ishte ulur.
2. Rrudh ballin a lëkurën e fytyrës, të dorës etj. Hallet ia kishin zhubrosur fytyrën.
3. E bëj të valëzojë lehtë në sipërfaqen e ujit. Era e zhubrosi liqenin.
4. vet. v. III E than dhe e fishk, e mbledh, e rrudh (për bimët). Vapa e zhubrosi misrin. Era dhe acari ia kishin zhubrosur lëkurën lisit plak.
✱Sin.: zhubros, rrudh, rrudhos, palëzoj, zhubloj, zhubravit, zhaparit, rreshk, çallapatis, fishk, thaj, vyshk.
ZHVOSHK vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq lëvoren një druri; zhvesh lëvoren nga kalliri i misrit; qëroj. Zhvoshk trungun. Ia zhvoshku lëkurën plepit. I zhvoshku bisqet e rinj. Zhvoshk misrin.
2. Rrjep lëkurën e trupit; shqyej. E zhvoshkën ferrat nëpër këmbë. Barra ia zhvoshku supin. Erdhi e u përplas me mua sa ma ka zhvoshkur lëkurën fare.
3. I heq shtresën që mbulon diçka ose me të cilën është lyer a është veshur. E zhvoshku murin. Iu zhvoshk boja derës. E paskan zhvoshkur pjatën. Sipërfaqja e tryezës ishte zhvoshkur.
✱Sin.: zhvesh, qëroj, lëvoroj, zhaparit, lëvozhg, rrjep, shqyej, gërvisht, zhdërvij.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë