Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►TINGËLL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Lëshon a nxjerr tingull, zakonisht të hollë e të kumbueshëm, kur e godasim me diçka, jep tingull; bën ting. Tingëllon kambana (zilja). Tingëllojnë gotat. Tingëllojnë shpatat.
2. Nxjerr tingull një vegël muzikore kur i biem a kur luajmë me të. Tingëllon kitara (mandolina). Tingëllon pianoja.
3. Kumbon e përhapet në ajër, dëgjohet (për tinguj të ndryshëm). Tingëllon zëri.
4. Bën një tingull të hollë e të zgjatur, dëgjohet një zë. Më tingëllon veshi.
5. gjuh. Ka një tingëllim të caktuar. Kjo fjalë tingëllon bukur. Kjo fjalë nuk tingëllon bukur zhangëllon.
6. fig. Shfaqet a pasqyrohet në tingujt e zërit të tij gjatë fjalëve e gjatë këngës, del, duket; shprehet përmbajtja e diçkaje; përhapet me forcë. Tingëllon mirë (bukur, keq). Tingëllon me dashuri (me dhembshuri). Tingëllon si thirrje (si kushtrim, si grishje).
7. fig. Bën përshtypje, lë përshtypje, bie në sy. Ajo që bëri, tingëlloi keq në sy të opinionit publik.
✱Sin.: trokëllin, trokëllit, bie, kumbon, ndihet, dëgjohet, jehon, buçet, shfaqet, pasqyrohet, del, duket, shprehet, përhapet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë