Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJË́ND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. anat. Organ si kokërr, si lëmsh etj. në trupin e njerëzve e të kafshëve, që prodhon lëngje të nevojshme për veprimtarinë jetësore të organizmit, që kalojnë në gjak ose derdhen jashtë. Gjëndrat dhjamore. Gjëndra tiroide. Gjëndra të zmadhuara. Gjëndrat e pështymës. Gjëndrat e qumështit. Gjëndër ekzokrine gjëndër që çliron lëndët e saj sekretore në një kanalth. Gjëndër endokrine gjëndër që i çliron lëndët sekretore të saj në lëngjet jashtëqelizore në kapilarë dhe prej këtej në qarkullimin sistemik. Gjëndra endëse struktura morfologjike specifike në brendësi dhe në sipërfaqe të trupit të krimbit të mëndafshit, me anë e të cilave, me sekretim prodhon fijen e mëndafshit. Zmadhimi i gjëndrave.
2. Lëmsh i vogël që formohet nën lëkurë nga zmadhimi i nyjave limfatike; nyjë e ënjtur a e malcuar. Gjëndër e madhe ( e vogël). Gjëndra në qafë (në rrëzë të kofshës). I doli një gjëndër.
3. bot. Organ si fshikëz, shumë e vogël; ind në lëkurën e disa frutave që prodhon lëngje. Gjëndrat e rrëshirës. Gjëndrat e lëkurës së portokallit.
✱Sin.: zhëngë, zhangël.
ZHÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëkura e frutit të disa pemëve; lëvorja e drurit; lëvozhga. Zhapat e fikut (e portokallit, e bostanit, e shalqirit). E hëngri me gjithë zhapë. Na hëngri shalqinë, na sjell dhe zhapa. (fj. u.).
2. Lapër a copë e hollë mishi. Zhapa e barkut. I dha ca zhapa. Thela ishte zhapë.
3. Trastë a thes prej lëkure. E futi drithin në një zhapë. Në mulli bluan ai që shkon i pari me zhabën e drithit. (fj. u.).
4. Opinga të thjeshta prej lëkurës së bagëtive të trasha. Bëri një palë zhapa. Lidhi zhapat.
5. Fik i çarë e i tharë në diell, palë. Varg me zhapa.
✱Sin.: lëvore, lëvozhgë, lëkurë, cipë, zharg, zhëngë, zhangël, lapë, lapër, lapetë, zhapë, qese, opinga, palafike, zhapëlojë, palë, rrekë.
ZHËNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjiri i bagëtisë i mbushur me qumësht; gjëndër qumështi në gjirin e bagëtisë, zhangël. Lopa ka zhëngë të mirë. - Mos ia vra zhëngat!
2. Zhapë mishi; pjesë lëkure që i varet kaut në gushë, lapër. U bë si zhëngë.
3. Kulloshtër, qumësht shumë i trashë. Qumështi doli zhëngë.
4. fig., keq. Njeri i bërë si zhabë. - Erdhi zhënga!
✱Sin.: gji, gjendër, kulloshtër, lapër, zhapë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë